Hekurudhat e Kosovës
Hekurudhat e Kosovës paraqesin rrjetin hekurudhor të Kosovës, i cili përdoret për shërbime të transportit të udhëtarëve dhe mallrave duke i mbështetur në standardet e Bashkimit Evropian.
Historiku
Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues hekurudhor nëpër tërë territorin e Kosovës. Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës dhe Gjilanit. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Maqedoninë e Serbinë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera
Linjat
Hekurudhat e Republikës së Kosovës kanë lidhje në dyja anët me Serbinë (1.Rudrinë,Rashkë afër Mitrovicës) dhe (2.Merdarë afër Besianës(Podujevës),linja Zvecan-Rashkë është në funksion dhe është nën kujdesin e Hekurudhave të Serbisë (Zeleznice Srbije),kurse nëpër Merdarë nuk funksionon. Lidhja me Maqedoninë është në funksion nëpërmjet Hanit të Elezit ku dhe gjendet terminali doganor. Linjat e brendshme që janë në funksion (2 nga 5 gjithsej) janë: (linjat Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Hanit i Elezit), kurse ato që nuk funksionojnë janë: (Prishtinë-Prizren,Prishtinë-Gracanicë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Magurë dhe Prishtinë-Besianë apo Podujevë). Shumica e lokomotivave janë të mbetura nga Federacioni Jugosllav ose janë donacion i shteteve tjera ku këto te fundit janë të vjetra si dhe të përdorura, për atë arsye transporti hekurudhor në Kosovë nuk është komfort, i saktë apo i rregullt. Transporti i mallrave kryen shërbime private dhe në shumicën e rasteve është jo i shpeshtë. Të gjithë trenat shfrytëzojnë naftën dhe ndotin shumë mjedisin. Në vitet e ardhshme pritet elektrifikimi i plotë i hekurudhës ku do të vihen në funksion lokomotivat me energji elektrike të cilat janë ekologjike. Po ashtu pritet të ndërtohen linja e hekurudhës që do të lidh Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë.
Harta

Lokomotivat
001, JŽ 661 128
002, JŽ 661 132
003, JŽ 661 228
004, JŽ 661 231
005, NSB Di 3a 619
006, NSB Di 3a 633
007, NSB Di 3b.641
008, NSB Di 3b 643
009, Vossloh G 1700
2 061 501
Vagonët vetëlëvizës
Y1 01 in Bablak
In Fushë Kosovë abgestellte ALn 668
Shih edhe
Lidhje të jashtme
- Hekurudhat e Kosovës Arkivuar 8 dhjetor 2006 tek Wayback Machine