Hidrokarburet

Struktura 3-dimensionale e molekulës së metanit

Hidrokarburet janë substanca të cilat bëjnë pjesë në grupin e kimisë organike, dhe janë të përbëra prej dy elementësh kryesorë: karbonit dhe hidrogjenit. Hidrokarburet janë burime të rëndësishme në ushqimin e njeriut si përbërje e frutave, karotës, në përbërjen e vajit të bimëve të larta, po ashtu gjenden edhe në përbërjen e naftës dhe gazit nëntokësor. Hidrokarburet janë të ndara në hidrokarbure aciklike dhe hidrokarbure ciklike.

Hidrokarburet Aciklike

Hidrokarburet aciklike ndryshe quhen alifatike dhe janë të ndara në dy grupe: hidrokarbure të ngopura dhe hidrokarbure të pangopura.

  1. Hidrokarburet e ngopura ndryshe quhen Alkane dhe kanë si karakteristikë lidhjen njëfishe (C–C), të cilat gjatë emërtimit marrin prapashtesën -AN dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n+2.
  2. Hidrokarburet e pangopura ndahen në Alkene dhe Alkine. Alkenet si karakteristikë kanë lidhjen dyfishe (C=C) dhe gjatë emërtimit marrin prapashtesën -EN dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n. Alkinet kanë si karakteristikë lidhjen trefishe (C≡C), gjatë emërtimit marrin prapashtesën -IN dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n-2.

Hidrokarburet Ciklike

Hidrokarburet Ciklike ndahen në dy grupe: Cikloalkan dhe Cikloalken.

  1. Cikloalkanet emërtohen duke i shtuar emrit të alkanit parashtesën CIKLO d.m.th. Ciklo + Alkan = Cikloalkan p.sh. (ciklopropani C3H6) dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n ku n≥3.
  2. Cikloalkenët emërtohen duke i shtuar emrit të alkenit parashtesën CIKLO d.m.th. Ciklo + Alken = Cikloalken p.sh. (ciklopenteni C5H8) dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n-2 ku n≥3.

Vetitë

Shembuj të hidrokarbureve dhe variacioneve të tyre

Numrat e
atomeve të karbonit
Alkanët Alkenët Alkinët Cikloalkanët Alkadienët
1Metani
2EtaniEteniEtini
3PropaniPropeniPropiniCiklopropaniAleni
4Butani
Izobutani
ButeniButiniCiklobutani
Metilciklopropani
Butadieni
5Pentani
Izopentani
Neopentani
PenteniPentiniCiklopentani
Metilciklobutani
Etilciklopropani
Pentadieni
Izopreni
6HeksaniHekseniHeksiniCikloheksani
Metilciklopentani
Etilciklobutani
Propilciklopropani
Heksadieni
7HeptaniHepteniHeptiniCikloheptani
Metilcikloheksani
Heptadieni
8OktaniOkteniOktiniCiklooktaniOktadieni
9NonaniNoneniNoniniCiklononaniNonadieni
10DekaniDekeniDekiniCiklodekaniDekadieni

Përftimi

a) Përftimi i alkaneve me anë të sintezës së Vurcit:

b) Gatitja e alkaneve në laborator.

Përdorimi

Hidrokarburet janë një nga burimet më të rëndësishme energjetike të tokës. Përdorimi mbizotërues i hidrokarbureve është si një burim i djegshëm karburanti. Në formën e tyre të ngurtë, hidrokarburet marrin formën e asfaltit.

Metani dhe etani janë në gjendje të gaztë në temperaturat normale dhe nuk mund të lëngëzohen vetëm nga presioni. Propani është megjithatë lëng i lehtë, dhe ekziston më së shumti si lëng. Butani është gjithashtu lëng i lehtë. Pentani është i lëngshëm në temperaturë normale, dhe zakonisht përdoret në kimi dhe industri si një tretës i fuqishëm gati pa erë. Heksani është gjithashtu një tretës jo-polar, jo-aromatik, si dhe një pjesë e rëndësishme e benzinës së zakonshme.

Heksani dhe oktani - alkanët, alkenët dhe cikloalkanët izomerikë janë komponentët kryesorë të benzinës, naftës dhe përzierjeve të tretësve industrialë.

Djegia e karburanteve

Hidrokarburet aktualisht janë burimi kryesor i botës për energjinë elektrike dhe burimet e ngrohjes (si për shembull ngrohja e shtëpive) për shkak të energjisë së prodhuar gjatë djegies. Shpesh kjo energji përdoret drejtpërdrejt si ngrohës në shtëpi, të cilat përdorin naftë apo gaz natyror. Djegia e hidrokarbureve përdoret gjithashtu për të ngrohur ujin, i cili pastaj qarkullon nëpër sisteme. Një parim i ngjashëm përdoret për të gjeneruar energji elektrike në termocentrale.

Metani liron vetëm një molekulë dioksid karboni (CO2) për çdo dy molekula uji (H2O).

Veti karakteristike e hidrokarbureve është se ata prodhojnë avull uji, dioksid karboni dhe nxehtësi gjatë djegies, dhe se kërkojnë oksigjen që djegia të ndodhë. Hidrokarburi më i thjeshtë, metani, digjet në këtë mënyrë:

Një tjetër shembull është propani:

Djegia e hidrokarbureve është një shembull i një reaksioni kimik ekzotermik.

Referime

Shih edhe