Himë Lybeniçi

Himë Ibish Alimehaj (1871 - 1989) i njohur ndryshe si Himë Lybeniçi apo Himë Ibishi, ishte një luftëtar dhe figurë Nacionaliste Shqiptare nga fshati Lybeniç i Pejës. Ai ishte pjesëmarrës në lëvizjet çlirimtare Shqiptare në fund të Perandorisë Osmane si bashkëluftëtar i Isa Boletinit, duke luftuar kundër forcave Osmane, Malazeze e Serbe. Ai jetoi rreth 118 vjet dhe zë vendin e parë për jetëgjatësi në Kosovë. Ai luftoi krah figurave të njohura si: Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Hasan Prishtina, Shotë Galica, Azem Galica dhe Hasan Hysen Budakova. Njihej edhe me Haxhi Zekën, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Dedë Gjo Lulin, Gjon Markagjonin, Gjeneralin Thomson, Princ Vidin, Fan Nolin, Avni Rrustemin dhe shumë personalitete të huaja dhe Shqiptare të asaj kohe.[1][2]
Biografia
Hima lindi në fshatin Lybeniç, mes Deçanit dhe Pejës, ku nga e mori pseudonimin "Himë Lybeniçi". Ai i përkiste familjes Alimehaj dhe vinte nga një fis me traditë të fortë qëndrese dhe pjesëmarrjeje në kryengritjet e famshme kombëtare Shqiptare. Data e saktë e lindjes nuk dihet, por sipas rrëfimit të tij në librin e autorit Nimon Muçaj, ai deklaroi se kishte lindur rreth vitit 1871, duke pohuar se në krijimin e Lidhjes së Prizrenit (1878) ai ishte 7 vjeç. Si adoleshent Hima filloi të merrte pjesë në kuvende të shumta Shqiptare, duke filluar me Kuvendin e Verrave të Llukës (1888), dhe më vonë në Lidhjen e Pejës (1899-1900), e pastaj duke ju bashkangjitur edhe kryengritjeve të Isa Boletinit kështu duke e filluar veprimtarinë e tij si Kaçak.[3]
Thënje
.jpg)
“Maje n'mend se dhambet e qenit t'çartun jan ngulë në mish. Ose do t'mbesin dhambet në mish, ose do e shkoqin nji copë bukur t'madhe....” - Himë Lybeniçi - 2 Prill 1981.[4]
Pjesëmarrja në Kryengritje
Hima ishte pjesëmarrës edhe në betejën e Carralevës në vitin 1910 me Isa Boletinin, në këtë betejë morën pjesë rreth 20,000 ushtarë Osman të udhëhequr nga Turgut Pasha kundër 8000 Kaçakëve Shqiptarë, të dyja palët pësuan humbje të konsiderueshme, Hima në rrëfimin e tij deklaroi se bashkë me krerët: Isa Boletinin, Idriz Seferin, Bajram Currin, Hasan Hysen Budakoven, Avdullah Hoxhen, Shaban Binakun, Sylejmon Agë Batushen, Zeqir Halilin i njohur ndryshe si Shpend Dragobia, dhe më shumë se 200 kryengritës të tjerë u detyruan që të tërhiqeshin në Mal të Zi.[5]
"Ja nxumë priten do ditë, po ai (Turgut Pasha) ja mësyni edhe Gjakoves, e ma vonë Llukes e Isniqit. Qka kenë krenë e Bajraktarë ikën nëpër male, e disa edhe në Cërrnagore."[6]
Përmbledhje
- Në vitin 1908-1910, mori pjesë në kryengritjet kundër Osmanëve në territorin e sotëm të Kosovës.
- Në 1912 mori pjesë në çlirimin e Ferizajit dhe Shkupit, dhe poashtu ishte një ndër rojet e flamurit Shqiptarë në Vlorë, gjatë Shpalljes së Pavarësisë.
- Mori pjesë edhe në luftime dhe beteja në: Qafë Morinë, Novi Pazar, Drenicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Kaçanik, Prishtinë, Gjilan, e shumë vende të tjera, kundër forcave osmane, malazeze dhe serbe.
- Pas vdekjes së Isa Boletinit, Hima bashkëpunoi me Azem Galicën, Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe Idriz Seferin.

Hima në një odë në Dukagjin
Rrëfimet dhe botimi
Rrëfimet e Himë Lybeniçit janë regjistruar në fillim të viteve 1980 nga artisti i njohur Nimon Muçaj përmes një magnetofoni, dhe më pas janë botuar në librin "Rrëfime të një Kaçaku" në vitin 2024.
Vdekja
Hima ndërroi jetë në vendlindjen e tij në Lybeniç, buzë bjeshkëve të larta në pranverën e vitit 1989, në moshën 118 vjeçare.[7]
Shiko edhe
Referime
- ↑ P, S. (2024-12-06). "HIMË LYBENIQI- LUFTËTAR I DENJË PËR LIRI DHE PAVARËSI TË SHQIPËRISË ETNIKE – Dielli | The Sun" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-11-07.
- 1 2 Muçaj, Nimon (2024). Rrëfime të një Kaçaku. Prizren: Fidani. fq. 13-21-77. ISBN 978-9951-841-61-0.
- ↑ Muçaj, Nimon (2024). Rrëfime të një Kaçaku. Prizren: Fidani. fq. 21-22-62. ISBN 978-9951-841-61-0.
- ↑ Muçaj, Nimon (2024). Rrëfime të një Kaçaku. Prizren: Fidani. fq. 5. ISBN 978-9951-841-61-0.
- ↑ Muçaj, Nimon (2024). Rrëfime të një Kaçaku. Prizren: Fidani. fq. 76–82. ISBN 978-9951-841-61-0.
- ↑ Muçaj, Nimon (2024). Rrëfime të një Kaçaku. Prizren: Fidani. fq. 77. ISBN 978-9951-841-61-0.
- ↑ Muçaj, Nimon (2024). Rrëfime të një Kaçaku. Prizren: Fidani. fq. 13. ISBN 978-9951-841-61-0.