Holger Badstuber

Holger Badstuber
Badstuber me Gjermaninë në 2012
Informacioni personal
Emri i plotë Holger Felix Badstuber[1]
Data e lindjes 13 mars 1989 (37 vjeç)[2]
Vendi i lindjes Memmingen, Gjermania Perëndimore
Gjatësia 1.90 m (6 ft 3 in)
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1994–2000 TSV Rot an der Rot 1890
2000–2002 VfB Stuttgart
2002–2007 Bayern München
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2007–2009 Bayern München II 56 (7)
2009–2017 Bayern München 119 (1)
2017Schalke 04 (huazim) 10 (0)
2017–2020 VfB Stuttgart 56 (4)
2020–2021 VfB Stuttgart II 28 (0)
2021 FC Luzern 14 (0)
Gjithsej 283 (12)
Karriera ndërkombëtare
2007–2008 Gjermania U19 2 (0)
2008 Gjermania U20 3 (0)
2009–2010 Gjermania U21 8 (2)
2010–2015 Gjermania 31 (1)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Holger Felix Badstuber (lindur më 13 mars 1989) është një ish futbollist profesionist gjerman i cili luante si qëndër-mbrojtës.

Badstuber bëri debutimin e si profesionist me Bayernin gjatë sezonit 2009–10 dhe luajti pothuajse në çdo ndeshje, duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin dhe kupën si dhe të arrinte finalen e UEFA Ligës së Kampionëve. Në vitet në vazhdim, karriera e tij u kushtëzua nga dëmtimet e shumta dhe ai u largua nga klubi në vitin 2017. Badstuber më pas u transferua te Stuttgarti me të cilën luajti për tre sezone. Pasi shpenzoi sezonin 2021–22 në Zvicër me Luzernën, Badstuber njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 33 vjeç.

Badstuber luajti 31 ndeshje me kombëtaren gjermane. Ai ishte pjesë e ekipeve që morën pjesën në FIFA Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012.

Karriera me klube

Bayern München

2002–2010: Vitet në akademi dhe debutimi me ekipin e parë

Badstuber ishte pjesë e akademisë së Bayernit nga viti 2002 e deri në vitin 2007. Ai më pas luajti me ekipin rezervë kurse në korrik 2009 firmosi kontratën e parë si profesionist. Ai shënoi katër gola në 23 ndeshje në Regionalliga Süd në sezonin 2007–08 dhe tre gola në 32 ndeshje në 3. Liga në sezonin 2008–09.[3][4] Badstuber, sëbashku me shokun e ekipit Thomas Müller, ishin në stol në disa ndeshje të ekipit të parë gjatë sezonit 2008–09.[5]

Badstuber bëri debutimin e tij me ekipin e parë në ndeshjen e parë të sezonit 2009–10 kundër 1899 Hoffenheimit, duke e fituar menjëherë vendin e titullarit në formacion. Ai shënoi golin e parë më 4 dhjetor në një ndeshje kundër Borussia Mönchengladbach. Pavarësisht se pozicioni i tij ishte në qëndër të mbrojtjes, Badstuber u përshtat në krahun e majtë të mbrojtjes, duke u dalluar me paraqitjet e tij. Më 4 shkurt 2010, ai firmosi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin.[6][7] Badstuber e mbylli sezonin 2009–10 me 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[8]

2010–2012: Zhvendosja në qëndër të mbrojtjes

Badstuber u aktivizua në 32 ndeshje gjatë sezonit 2010–11.[9] Megjithatë, marrëdhënja e tij me trajnerin Louis van Gaal u prish, pavarësisht se holandezi kishte deklaruar se kishte besim te Badstuber, ai më pas e kritikoi mbrojtjesin pas një serie paraqitjesh negative.[10] Si rezultat i kësaj, Badstuber u la disa herë në stol gjatë këtij sezoni. Pas mbërritjes së Jupp Heynckes, Badstuber u zhvendos në qëndër të mbrojtjes, duke krijuar një dyshe me gjermanin tjetër Jérôme Boateng dhe ndihmoi Bayernin të mos pësonte gol në 11 ndeshje rresht. Ai ishte vendimtar në rrugëtimin e ekipit në finalen e Ligës së Kampionëve 2012, duke mundur Real Madridin, Napolin dhe Manchester Cityn.[11] Në finale, ekipi u mposht nga Chelsea.[12] Badstuber u aktivizua në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin 2011–12.[13]

2012–2016: Dëmtimet e shumta

Më 1 dhjetor 2012, Badstuber dëmtoi ligamentin e kryqëzuar anterior gjatë një ndeshje në kampionat kundër Borussia Dortmundit.[14] Më 3 shkurt 2013, ai firmosi një kontratë të re deri në vitin 2017. Badstuber pësoi të njëjtin dëmtim më 19 maj 2013, duke qëndruar jashtë fushave për një vit.[15][16] Ai kishte luajtur 18 ndeshje në sezonin 2012–13 deri në atë moment.[17] Badstuber u rikthye në stërvitje në maj 2014[18] dhe u aktivizua në ndeshjen miqësore kundër Memmingen, të cilën Bayerni e fitoi 3–0;[19] kjo ishte ndeshja e tij e parë pas 594 ditësh.[19]

Badstuber e nisi sezonin 2014–15 duke luajtur si titullar në tre ndeshjet e para të kampionatit.[20] Megjithatë, një dëmtimi në kofshë i pësuar në ndeshjen kundër Stuttgartit bëri që ai të qëndronte jashtë për pjesën e mbetur të vitit.[21] Ai u rikthye si titullar në fitoren e madhe 8–0 kundër Hamburgerit më 14 shkurt 2015 dhe e fitoi vendin si titullar në formacionin e trajnerit Pep Guardiola.[22] Më 11 mars, Badstuber shënoi në fitoren 7–0 kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve,[23] duke regjistruar golin e parë që nga dhjetori 2009;[24] kjo ishte gjithashtu ndeshja e tij e parë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2012.[25] Më 23 prill 2015, u njoftua se Badstuber kishte këputur muskulin kuadriceps në fitoren 6–1 kundër Portos në ndeshjen e dytë çerek-finale të Ligës së Kampionëve, duke e mbyllur sezonin para kohe.[26][27] Ai u aktivizua në 16 ndeshje gjatë sezonit 2014–15 dhe në vetëm 9 ndeshje në sezonin pasardhës.[28]

2017: Huazimi te Schalke dhe largimi

Më 10 janar 2017, Badstuber u transferua te Schalke 04 në formë huazimi deri në përfundim të sezonit.[29][30] Në të njëjtën ditë, u raportua se lojtari kishte rinovuar kontratën me Bayernin deri në vitin 2018, por më pas klubi hodhi poshtë këto zëra. Para se të dërgohej në huazim, Badstuber kishte luajtur vetëm një ndeshje në Bundesligë, një në kupë dhe një në Ligën e Kampionëve.[31]

Badstuber bëri debutimin e tij me Schalken pikërisht kundër Bayernit më 4 shkurt 2017, duke u aktivizuar 59 minuta në barazimin 1–1 në Allianz Arena.[32] Më 1 mars, në një tjetër ndeshje kundër Bayernit, këtë herë në çerek-finalen e kupës, Badstuber u përjashtua nga loja pasi mori dy kartonë të verdhë; Schalke u mposht 3–0.[33] Më 11 maj, Schalke njoftoi se nuk do të firmoste përfundimisht me lojtarin në fund të sezonit.[34] Një ditë më pas, Bayerni në një deklaratë njoftoi se Badstuber do të largohej nga klubi me parametera zero pas mbarimit të huazimit.[35]

VfB Stuttgart

Më 4 gusht 2017, disa javë pasi u la i lirë nga Bayerni, Badstuber njoftoi rikthimin te Stuttgarti, klub me të cilin kishte luajtur kur ishte 11 vjeç.[36] Në sezonin e tij të parë me klubin, ai shënoi dy gola në 28 ndeshje.[37]

Më 10 korrik 2018, Badstuber firmosi një kontratë të re tre-vjeçare me klubin.[38]

FC Luzern

Më 12 korrik 2021, Badstuber firmosi me klubin zviceran FC Luzern.[39] Qëndrimi i tij në Zvicër ishte i shkurtër pasi në dhjetor palët njoftuan ndërprerjen e kontratës.

Në shtator 2022, Badstuber njoftoi tërheqjen nga futbolli.[40] Ai luajti mbi 350 ndeshje në të gjitha kompeticionet në karrierën e tij.[41]

Karriera ndërkombëtare

Badstuber u ftua për herë të parë në kombëtaren gjermane si pjesë e listës paraprake për FIFA Kupën e Botës 2010.[42] Ai bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar më 29 maj në ndeshjen miqësore kundër Hungarisë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vënd të Arne Friedrich,[43] si dhe ishte titullar në ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së turnamentit kundër Bosnje dhe Hercegovinës.[44]

Më 1 qershor, Badstuber ishte në listën përfundimtare me 23 lojtarë të trajnerit Joachim Löw, duke marrë fanellën me numrin 14.[45] Ai luajti si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes në fitoren 4–0 kundër Australisë në ndeshjen e parë në grupe në Stadiumin Durbin.[46] Ai gjithashtu u aktivizua si titullar në ndeshjen e rradhës kundër Serbisë, të cilën Gjermania e humbi 1–0; ai u zëvëndësua në minutën e 77të nga sulmuesi Mario Gómez dhe kritikua nga media për paraqitjen e tij. Pas kësaj ndeshje, trajneri Löw preferonte Jérôme Boateng si mbrojtës të majtë. Gjermania u eliminua në gjysëm-finale nga Spanja.

Pas mbarimit të Kupës së Botës, Badstuber zhvilloi paraqitje pozitive me klubin e tij dhe e rifitoi sërisht vendin e titullarit, duke u aktivizuar në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Euro 2012, të cilat Gjermania i fitoi të gjitha;[47] ai humbi vetëm ndeshjen e fundit të grupit kundër Belgjikës. Ai gjithashtu shënoi një gol në fitoren 6–1 kundër Azerbajxhanit në shtator 2010.[48] Më 11 nëntor 2011, në ndeshjen miqësore kundër Ukrainës e mbyllur në barazim 3–3, Löw provoi një formacion eksperimental me tre mbrojtjës, duke e vendosur Badstuber në qëndër, që konfirmoi statusin e tij si qëndër-mbrojtësi kryesor i ekipit.[49] Ai luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e Gjermanisë në Euro 2012; ata u eliminuan në gjysëm-finale nga Italia.[50]

Badstuber u aktivizua në katër ndeshje në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2014. Dëmtimet e vazhdueshme që ai pësoi gjatë sezonit 2012–13 bënë që të mos të thirrej në turnamentin e zhvilluar në Brazil; ai u zëvëndësua nga i riu Shkodran Mustafi. Më 19 mars 2015, Badstuber u thirr për një ndeshje miqësore kundër Australisë dhe ndeshjen kualifikuese të Euro 2016 kundër Gjeorgjisë.[51] Ai u aktivizua 45 minuta në ndeshjen kundër Australisë, duke luajtur ndeshjen e parë me ekipin kombëtar pas tre vitesh.[52] Ai nuk udhëtoi me ekipin për ndeshjen kundër Gjeorgjisë për shkak dëmtimi si dhe nuk u përfshi në ekipin që do të luante në Euro 2016.[53] Ndeshja kundër Australisë ishte e 31ta dhe e fundit me ekipin kombëtar për të.[54]

Profili i lojtarit

Badstuber ishte një mbrojtës i fuqishëm, i cili dallohej për gjatësinë e tij dhe fizikun.[55] Ai ishte një qëndër-mbrojtës i cili mund të luante edhe në krahun e majtë, kurse në vitet e akademisë luajti edhe si mesfushor-mbrojtës. Pavarësisht talentit, Badstuber nuk e arriti kurr potencialin e tij për shkak të dëmtimeve të shumta që e detyruan të tërhiqej nga futbolli në moshën 33 vjeç.[56]

Në vitin 2010, ai ishte në listën e lojtarëve më të mirë në botë të lindur pas vitit 1989 nga revista sportive Don Balón.[57]

Jeta personale

Prindërit e tij e mbështetën karrierën e tij si futbollist që nga fillimi, veçanërisht babai i tij Hermann, i cili vdiq nga kanceri më 21 mars 2009, disa javë pasi djali i tij nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Bayernin.[58]

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:[2][59]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Bayern Munich II 2007–08 Regionalliga Süd 234234
2008–09 3. Liga 323323
2016–17 Regionalliga Bayern 1010
Gjithsej 567567
Bayern Munich 2009–10 Bundesliga 3314012[a]0491
2010–11 Bundesliga 230305[a]01[b]0320
2011–12 Bundesliga 3305012[a]0500
2012–13 Bundesliga 120104[a]01[b]0180
2013–14 Bundesliga 0000000000
2014–15 Bundesliga 100204[a]100161
2015–16 Bundesliga 70101[a]00090
2016–17Bundesliga10101[a]00030
Gjithsej 1191170391201782
Schalke 04 (huazim) 2016–17 Bundesliga 100101[c]0120
VfB Stuttgart 2017–18 Bundesliga 27210282
2018–19 Bundesliga 1002010130
2019–20 2. Bundesliga 19220212
Gjithsej 5645010623
VfB Stuttgart II 2020–21 Regionalliga Südwest 280280
FC Luzern 2021–22 Superliga Zvicerane 140301[d]0180
Gjithsej karriera 283122604113035313
  1. 1 2 3 4 5 6 7 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  2. 1 2 Ndeshje në Superkupën e Gjermanisë
  3. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  4. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave

Kombëtarja

Burimi:[54]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Gjermania 201081
2011100
2012120
201300
201400
201510
Gjithsej311

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Badstuber.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga of Holger Badstuber
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 7 shtator 2010RheinEnergieStadion, Këln, Gjermani6 Azerbajxhani5–16–1Kualifikueset e UEFA Euro 2012

Trofe

Klube

Bayern München[60]

Kombëtarja

Gjermania[60]

Referime

  1. "FIFA World Cup South Africa 2010: List of Players: Germany" (PDF) (në anglisht). FIFA. 12 qershor 2010. fq. 11. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 tetor 2019.
  2. 1 2 "Holger Badstuber" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 korrik 2014.
  3. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2009. Marrë më 1 dhjetor 2012.
  4. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 1 dhjetor 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  5. "Bayern Munchen 2008-09" (në polonisht). Skladyfutbol.pl. 10 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2025. Marrë më 10 shkurt 2020.
  6. "Bayern Munich trio sign new deals" (në anglisht). Ontheminute.com. 4 shkurt 2010. Marrë më 4 shkurt 2010.
  7. "Van Buyten commits future to Bayern" (në anglisht). UEFA. 5 shkurt 2010. Marrë më 11 shkurt 2010.
  8. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2009. Marrë më 1 dhjetor 2012.
  9. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 1 dhjetor 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  10. Clark Whitney (13 dhjetor 2010). "If Holger Badstuber Is Fit, He Will Always Play For Me – Bayern Munich Coach Louis Van Gaal" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 30 gusht 2011.
  11. "Bayern and Chelsea renew rivalry" (në anglisht). UEFA. 26 pri 2012. Marrë më 28 prill 2012.
  12. "Chelsea 1–1 Bayern" (në anglisht). BBC Sport. 19 maj 2012. Marrë më 20 nëntor 2012.
  13. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2011. Marrë më 1 dhjetor 2012.
  14. "Kroos und Götze machen das Remis klar". kicker.de (në gjermanisht). kicker. 1 dhjetor 2012. Marrë më 6 maj 2014.
  15. Jörg Rößner; Julien Wolff (19 maj 2013). ""Das könnte Badstuber sogar die WM kosten"". Die Welt (në gjermanisht). Marrë më 6 maj 2014.
  16. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2013. Marrë më 23 prill 2014.
  17. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2012. Marrë më 1 dhjetor 2012.
  18. "Badstuber absolviert erstes Mannschaftstraining". Die Welt (në gjermanisht). 5 maj 2014. Marrë më 6 maj 2014.
  19. 1 2 "Bayern siegt bei Badstuber-Comeback". kicker.de (në gjermanisht). kicker. 18 korrik 2014. Marrë më 18 korrik 2014.
  20. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 22 prill 2015.
  21. "Injury nightmare goes on for Bayern's Badstuber" (në anglisht). UEFA. 14 shtator 2014.
  22. "Badstuber ruled out for up to four months" (në anglisht). Bundesliga. 23 prill 2015.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  23. "FC Bayern düst ins Viertelfinale" (në gjermanisht). Süddeutsche Zeitung. 11 mars 2015. Marrë më 12 mars 2015.
  24. Mounir Zitouni (13 mars 2015). "Badstuber auf der Überholspur". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 26 mars 2015.
  25. Uersfeld, Stephan (11 mars 2015). "Bayern Munich's Thomas Muller: You wish for a match like that" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 12 mars 2015.
  26. "Badstuber fällt abermals monatelang aus" (në gjermanisht). Süddeutsche Zeitung. 23 prill 2015. Marrë më 23 prill 2015.
  27. "Holger Badstuber: Bayern Munich defender sidelined again" (në anglisht). BBC Sport. 24 prill 2015.
  28. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 10 shkurt 2016.
  29. "Holger Badstuber: Manchester City target joins Schalke on loan from Bayern Munich" (në anglisht). BBC Sport. 10 janar 2017. Marrë më 10 janar 2017.
  30. Pearson, Matt (10 janar 2017). "Holger Badstuber leaves Bayern Munich to join Schalke on loan" (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 11 janar 2017.
  31. "Holger Badstuber » Club matches" (në anglisht). World Football. Marrë më 10 janar 2017.
  32. "Bayern Munich 1-1 FC Schalke 04" (në anglisht). BBC Sport. 4 shkurt 2017. Marrë më 2 mars 2017.
  33. "Traurige Rückkehr für Badstuber" (në gjermanisht). Sport1. 1 mars 2017. Marrë më 2 mars 2017.
  34. "Schalke will not sign Holger Badstuber from Bayern Munich - Christian Heidel" (në anglisht). ESPN FC. 11 maj 2017. Marrë më 20 nëntor 2024.
  35. "Statement: Holger Badstuber". fcbayern.com (në anglisht). FC Bayern München. 12 maj 2017. Marrë më 20 nëntor 2024.
  36. "VfB sign Holger Badstuber". vfb.de (në anglisht). VfB Stuttgart. 4 gusht 2017. Marrë më 4 gusht 2017.
  37. "Holger Badstuber". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 4 mars 2018.
  38. "Holger Badstuber sticks with VfB". vfb.de (në anglisht). VfB Stuttgart. 10 korrik 2018. Marrë më 10 korrik 2018.
  39. "Badstuber nimmt "Herausforderung" Luzern an". kicker.de (në gjermanisht). kicker. 12 korrik 2021. Marrë më 12 korrik 2021.
  40. "Badstuber beendet Karriere und hat neue Pläne". kicker.de (në gjermanisht). kicker. 5 shtator 2022. Marrë më 5 shtator 2022.
  41. Matthias Arnhold (18 tetor 2022). "Holger Badstuber - Matches and Goals in Bundesliga" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 19 tetor 2022.
  42. "Hans-Jörg Butt called up to Germany's preliminary World Cup squad" (në anglisht). The Guardian. 6 maj 2010. Marrë më 3 gusht 2011.
  43. "Löw experimentiert in Ungarn". kicker.de (në gjermanisht). kicker. 29 maj 2010. Marrë më 29 maj 2010.
  44. "Deutschland – Bosnien-Herzegowina 3:1". kicker.de (në gjermanisht). kicker. 3 qershor 2010. Marrë më 4 qershor 2010.
  45. "World Cup 2010: Germany omit Andreas Beck from squad" (në anglisht). BBC Sport. 1 qershor 2010. Marrë më 22 qershor 2010.
  46. "Germany – Australia" (në anglisht). FIFA. 13 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 14 qershor 2010.
  47. "UEFA Euro 2012 qualifying Group A" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2021. Marrë më 5 tetor 2010.
  48. Steffen Potter (7 shtator 2010). "Germany hit Azerbaijan for six" (në anglisht). UEFA. Marrë më 11 shkurt 2026.
  49. "Holger Badstuber" (në gjermanisht). Süddeutsche Zeitung. 12 nëntor 2011. Marrë më 12 dhjetor 2011.
  50. Andrew Dampf (28 korrik 2012). "Italy beats Germany 2–1 to reach Euro 2012 final" (në anglisht). Yahoo News. Marrë më 24 janar 2014.
  51. Hartmann, Oliver (19 mars 2015). "Löw schenkt Podolski weiterhin sein Vertrauen". kicker.de (në gjermanisht). kicker. Marrë më 26 mars 2015.
  52. Hartmann, Ulrich (25 mars 2015). "Anfängerkurs voller Fehler" (në gjermanisht). Kaiserslautern: Süddeutsche Zeitung. Marrë më 26 mars 2015.
  53. "Badstuber und Bellarabi sind nicht an Bord". kicker.de (në gjermanisht). kicker. 27 mars 2015. Marrë më 27 mars 2015.
  54. 1 2 Matthias Arnhold (18 tetor 2022). "Holger Felix Badstuber - International Appearances" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 19 tetor 2022.
  55. "Football: Holger Badstuber" (në frëngjisht). Football Database. Marrë më 8 shkurt 2026.
  56. "The curious case of Holger Badstuber" (në anglisht). Mia San Rot. 15 shkurt 2016. Marrë më 8 shkurt 2016.
  57. "Don Balon's list of the 100 best young players in the world" (në anglisht). The Spoiler. 2 nëntor 2010. Marrë më 22 nëntor 2011.
  58. "Kicker Nr.4, 09.01.2012" (në anglisht). Goal Legacy. Marrë më 8 shkurt 2026.
  59. "Holger Badstuber" (në anglisht). World Football. Marrë më 10 shkurt 2026.
  60. 1 2 "Holger Badstuber" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2022. Marrë më 10 shkurt 2026.

Lidhje të jashtme