Holli i kërcimit Shankhanidhi
| Holli i kërcimit Shankhanidhi | |
|---|---|
![]() Shkolla e mesme në vendin e Hollit të kërcimit Shankhanidhi | |
| Technical details | |
| Floor count | 2 |
Holli i kërcimit Shankhanidhi ose Shankhanidhi Naçghar ishte një strukturë e bukur një-katëshe rreth 15.24 metres (50.0 ft) e gjerë në anën lindore të Shankhanidhi House në Rrugën Tipu Sultan në Dhaka, Bangladesh. Megjithëse punimet e saj artizanale dhe hyrja duken si një tempull hindu, ajo është ndërtuar kryesisht për argëtimin dhe aktivitete kulturore, jo për veprimtari fetare. Salla kryesore e kërcimit në qendër ka një tavan të gdhendur në dru dhe mure të zbukuruara me pllaka plotë ngjyra.[1] Tashmë aty është vendosur një shkollë e mesme.
Historia
Në fillim të shekullit të XX, Lalmohan Saha Banik, Bhoxhhari Saha Banik dhe Gaur Nitai Saha Banik blenë disa prona në Dhaka duke ndërtuar disa godina medis viteve 1920 dhe 1926.[2] Holli i kërcimit Shankhanidhi është një nga këto struktura.
Arkitektura
Kjo ndërtesë e drejtuar nga jugu është 1.52 m (5.0 ft) mbi tokë. Ndërtesa është simetrike në raport me aksin qëndror, me dy segmente tetëkëndore në secilin skaj. Pjesët tetëkëndore janë me dy kate dhe të mbuluara me kupola tetëkëndore në krye. Pasi hynë në verandën e saj ndodhet një tarracë 20 këmbë e gjerë. Përballë verandës ndodhen 4 kolona të ngushta zbukuruese korintike, në mes të të cilave ndodhen tre harqe shumë hullizësh gjysmë-rrethorë. Dritaret tetëkëndore rrethohen nga harqe zbukuruese dhe kolona të larta korintike në secilën anë. Ndërtesa ka një tërësi prej pesë dhomash të madhësive të ndryshme, duke përfshirë një sallë qëndrore kërcimi. Madhësia e tyre është rreth 6.10 m (20.0 ft) me 7.62 m (25.0 ft). Tavani që mbulon sallën kryesore të kërcimit, bërë me dru të gdhendur është rreth 7.62 m (25.0 ft) i lartë.[3]
Shkatërrimi
Në vitin 1991, një pjesë e Shankhanidhi House dhe Hollit të kërcimit u shkatërruan.[1] Në vendin e sallës së kërcimit u ndërtua një shkollë e mesme.[4]
Shiko gjithashtu
- Shankhanidhi House
- Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e vendeve arkeologjike në Bangladesh
Referime
- 1 2 "Fascinating Bengal". Bangladesh Defense Forum (në anglisht). 9 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2014. Marrë më 22 shtator 2016.
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ Najimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. fq. 54. ISBN 978-984051091-7.
- ↑ http://archive.samakal.net/print_edition/details.php?news=13&view=archiev&y=2010&m=3&d=4&action=main&option=single&news_id=50509&pub_no=266
