Hotel Tirana

41°11′41″N 19°29′49″E / 41.1947°N 19.497°E / 41.1947; 19.497

Pamje e hyrjes së Hotel Tirana International

Hotel Tirana një ndër hotelet cilësore dhe më të mëdhenj në Shqipëri, me një vendndodhje në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin Skënderbej, Hotel Tirana është konsideruar si simbol i kryeqytetit. I ndërtuar më 1979 gjatë viteve socializmit Shqipërisë, me një arkitekturë imponuese të stilit socialist, ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para disa vitesh. Për më tepër përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e bënte një vend misterioz dhe intrigues për vendasit.

Historiku

U ndërtua më 1979 dhe zgjati 10 vjet që të ndërtohej i kushtoi një jete njeriu. Në vitin 2001 ky hotel ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë çka e kthyen atë në një hotel 4 yjesh të standardeve ndërkombëtare, por njëkohësisht la të paprekur pompozitetin e hapësirave që e karakterizojnë. Pamja me dritare të vazhdueshme në gjithë katin është mbas rinovimit.

Ka qenë për vite me radhë vendi i organizimit të mbledhjeve të rëndësishme, qendër e madhe e konferencave si dhe vendi ku ofrohen shumë shërbime të tjera. Në vitin 2001, hoteli iu nënshtrua punimeve të mëdha rinovimi nga një kompani italiane, duke e transformuar atë në një hotel me 4 yje, me 168 dhoma në 15 kate. Hoteli është pjesë e një kompleksi më të madh mikpritjeje që përfshin ndërtesën shumëkatëshe InterContinental Hotel Tirana. [1]

Statusi 'Monument Kulture'

Hotel Tirana International ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015 ku me vendim të Ministrisë së Kulturës nuk gëzon më këtë status.[2]

Referime

  1. "Tirana International Hotel & Conference Center 4* ➜ Tirana, Tirana Region". readytotrip.com (në anglisht). Marrë më 2026-01-12.
  2. "Hotel Tirana, jashtë listës së monumenteve të kulturës". Balkanweb.com - News24. 2015-07-26. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2021. Marrë më 2021-11-17.

Lidhje të jashtme