Hydajet Hyseni
Stampa:Infobox personbox
Hydajet Hyseni i lindur më lindur më 10 mars 1954 në fshatin Përlepnica të Gjilanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Gjilan,Fakulteti i Gazetarisë – Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Gjuhë dhe Letërsi Frënge (i papërfunduar).Punoi si gazetar në "Rilindja" gjer me burgosjen nga ana e regjimit serbo-jugosllav.[1]
Ka studiuar Gazetari dhe Diplomaci në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar gazetar i gazetës "Rilindja". Në rininë e tij, ishte aktiv në Lëvizjen e fshehtë çlirimtare dhe shtypin ilegal, duke kontribuar si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë. Për aktivitetin e tij politik, kalon në ilegalitet rreth katër vite dhe më pas i kalon dhjetë vite si i burgosur politik. Pas lirimit, vazhdoi si veprimtar politik i Alternativës së kohës, duke mbajtur një mandat si nënkryetar i LDK-së, ndërkohë që mbeti i lidhur me LPK-në dhe organizata të tjera të ngjashme. Gjithashtu, ishte anëtar dhe nënkryetar i KMDLNJ-së dhe shërben gazetar, redaktor dhe kryeredaktor i gazetës "Bujku". Pas ndarjes në LDK, ishte një nga themeluesit e Lëvizjes së Bashkuar Demokratike, pjesëmarrës në delegacionin e Kosovës në Konferencen e Rambujesë dhe pastaj angazhohet në PDK, shërben si anëtar i Qeverisë së Përkohshme dhe bashkëdrejtues në Departamentin për Çështjet Jorezidente në Strukturat e Përbashkëta Administrative.
Si deputet shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës, ka qenë anetar i Kryesisë dhe përfaqësues i Kuvendit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga viti 1995, ka shërbyer si kryetar i Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë dhe ka qenë anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është nismëtar i Këshillit të Paqes në Kosovë, bashkëkoordinues i Këshillit Shqiptar për Paqe dhe anëtar i Këshillit Global të Federatës për Paqe Universale.
Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua nga viti 2014 dhe ishte dy herë kryesues i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, është autor dhe bashkautor i disa veprave letrare dhe publicistike. Po ashtu, ka kontribuar me skenare, ilustrime dhe karikatura në shtypin zyrtar dhe të ndaluar. Është baba i katër fëmijëve dhe gjysh i tetë nipërve dhe mbesave.
Veprimatria
Më 1973 Hydajet Hyseni u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë të formuar nga Rexhep Mala, Hilmi Ramadanin dhe Kadri Zeka, që ishte shoku i tij i pandashëm. Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë në ilegalitet, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme ('71, 72) deri më 1979, kur tre të parët burgosen, kurse Hydajet Hyseni vazhdon jetën në ilegalitet të thellë deri me burgosjen e tij më 1981, i cili konsiderohet si një organizator kryesor të pranverës së '81-ishes. Ishte njëri prej veprimtarëve të dalluar të Lëvizjes Ilegale, një nga ideatoret e pranverës së '81-it, dikur, dhe njëri prej udhëheqësve të skenës politike kosovare në vitet e ’90-ta.
Funksionet publike
- Si njëri prej anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet i Parlamentit të Kosovë sot.
- Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryetar i Shoqatës së Burgosurëve Politik të Kosovës.
- Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, Barazi Gjinore, Peticione dhe Kërkesa Publike , Kryetar Komisioni për Rregulloren e Punës së Kuvendit, Anëtar Grupi Parlamentar i PDK-së,
- Kandidat nga Lëvizja Vetvendosja në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.
- Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
- Gazetar,
- Redaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”, pas viteve të '90-ta/
- Nënkryetar i KMDLNJ-së
- Nënkryetar i LDK-së
- Nënkryetar i LBD-së
Vepra
"Pushka amanet”, është një poemë ku përshkruhet artistikisht njëra prej periudhave më të tmerrshme të pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte përjetuar populli shqiptar - kohën e aksionit të armëve. Gjatë viteve ‘80-ta, nuk kishte demonstratë shqiptare e diasporës ku para, pas ose gjatë manifestimit që të mos dëgjoje vargjet: “Mbi Kosovën time/ ...
- Paraverë-Në katër pamje"( Përmbledhje e krijimtarisë letrare), Botoi Brezi'81, Prishtinë
Burimi i të dhënave
- Biografi shqiptare
- Publicistë shqiptarë
- Shkrimtarë shqiptarë
- Shkrimtarë kosovarë
- Njerëz nga Gjilani
- Lindje 1954
- Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës