Hysen Selfo
| Hysen Selfo | |
|---|---|
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë | 1996 – 2001 |
| Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat (PBKD) | |
| Në detyrë | 1998 – 2005 |
| Paraardhësi | Pozicioni i vendosur |
| Pasardhësi | Artur Roshi |
| Nënkryetar i Partisë Balli Kombëtar (PBK) | |
| Në detyrë | rreth 1988 – 1998 |
| Të dhëna personale | |
| Datëlindja | rreth 1934 Gjirokastër, Shqipëri |
| Datëvdekja | 27 Gusht 2006 (72 vjeç) Tiranë, Shqipëri |
| Partia politike | Partia Balli Kombëtar Demokrat (Më parë: PBK) |
| Edukimi | Inxhinieri Elektrike |
| Profesioni | Inxhinier elektrik, Politikan |
Hysen Selfo (rreth 1934 – 27 Gusht 2006) ishte një politikan anti-komunist Shqiptar, i cili shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai mbajti poste të larta drejtuese si Nënkryetar i Partisë Balli Kombëtar dhe më pas si kryetar e themelues i Partia Balli Kombëtar Demokrat, duke u shquar për mbrojtjen e interesave të të përndjekurve politikë dhe çështjen e rikthimit të pronave.
Karriera Politike
Në maj të vitit 1997, gjatë krizës politike në Shqipëri, Hysen Selfo përfaqësoi Partinë Balli Kombëtar si delegat zyrtar në bisedimet e nivelit të lartë në Tiranë me ndërmjetësit ndërkombëtarë. Më 5 maj 1997, ai mori pjesë në një axhendë takimesh diplomatike me përfaqësues të Bashkimit Evropian, misionit të OSBEsë (përfshirë ambasadorët Elio Germano dhe Herbert Grubmayr), si dhe me krerët e shtetit shqiptar si Kryeministri Bashkim Fino dhe Kryetari i Parlamentit Pjetër Arbnori.[1]
Referime
- ↑ Conseil de l'Europe. Assemblée parlementaire. Documents de séance, Session ordinaire, 10 Dhjetor 1997, fq. 6. ISBN 9789287134226.