Ilda Mara

Ilda Mara; Drejtoreshë Ekzekutive e ARGJIRO dhe periodikut shqiptar Art & Trashëgimi (Art & Heritage). Zotëron rrjedhshëm gjuhën frënge, angleze, italiane dhe shqipe me një përvojë të gjatë pune në media dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Trashëgimia kulturore dhe ekspertiza e zhvillimit të medias e kombinuar me menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin e politikave. Menaxhere kulturore dhe botuese me përvojë me aftësi të dëshmuara në fushën e promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Francë, Shqipëri dhe Evropë.

Është diplomuar në Institutin e Shkencave Politike të Parisit (Sciences-Po Paris, 2001) dhe për marrëdhënie ndërkombëtare në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (Paris, 2000), me përvojë të gjerë pune në media, në organizata ndërkombëtare dhe në sektorin jofitimprurës.

Karrierën e saj e nisi fillimisht në Paris në vitin 1997 në të përjavshmen franceze Courrier International, si gazetare përgjegjëse për Shqipërinë dhe Kosovën deri në vitin 2008. E më pas ka shërbyer si konsulente e UNESCO-s nga viti 2002 deri në 2006. 

Bashkëpunëtore me revistën franceze Politique Internationale dhe Courrier des Balkans që nga viti 2000.

Që nga viti 2011 punon si konsulente dhe menaxhere e disa projekteve evropiane mes Tiranës dhe Parisit. Disa projekte evrop

Ajo shkroi dhe realizoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për rivitalizimin dhe dixhitalizimin e Muzeut Historik të Shkodrës Arkivuar 24 mars 2024 tek Wayback Machine, projekt i cili u finalizua në shtator 2015. Kontribuoi në realizimin e Rrugës së Djathit mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe Festivalin Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” që organizohet në qendrat e trashëgimisë kulturore shqiptare që prej vitit 2007.

Ajo ka një karrierë të gjatë në Media në Francë dhe disa bashkëpunime me dokumentarë me Arte, Canal +, France 2 dhe France 24 që prej vitit 1997.

Botuese e periodikut Art & Trashëgimi, si dhe në vitin 2020 ajo prodhoi serinë e dokumentarëve televizivë Art & Trashëgimi për promovimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare transmetuar ne RTSH.