Ilir Deda

Ilir Deda (lindur më: 8 janar 1976, Beograd) është shqiptar i Kosovës, politikan, analist politik, studiues dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.[1]
Arsimi
Deda ka përfunduar studimet në shkenca politike në Western Michigan University dhe ka marrë gradën master në marrëdhënie ndërkombëtare.
Karriera politike
Deda ka punuar në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare e joqeveritare, ndërsa ka shërbyer edhe si drejtor i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), studiues në Qendrën e Gjenevës për Politika të Sigurisë dhe analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Në vitin 2011–2012 ishte shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Deda u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në vitin 2014 nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila u largua në prill të vitit 2016. Më pas ishte një nga themeluesit dhe nënkryetarët e partisë Alternativa, së bashku me Mimoza Kusari-Lilën. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u zgjodh sërish deputet dhe bëri pjesë në grupin parlamentar të Alternativës. Aktualisht është bashkëpunëtor i lartë hulumtues në KIPRED.[2]
Shiko edhe
Referime
- ↑ "Republic of Kosovo - Assembly - Archive". old.kuvendikosoves.org. Marrë më 2026-09-25.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "About us – KIPRED". kipred.org (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-09-25.
- Artikuj të cunguar
- Biografi
- Lindje 1976
- Shqiptarë të Kosovës
- Biografi shqiptare
- Politikanë shqiptarë të Kosovës
- Deputetë të mëparshëm të Kuvendit të Kosovës