Ilir Selimi

Ilir Selimi
Informacioni personal
Emri i plotë Ilir Selimi
Data e lindjes 13 janar 1972 (54 vjeç)
Vendi i lindjes Tepelenë, Shqipëri
Pozicioni(et) Mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
SK Tepelena (trajner)
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
–2006 SK Tepelena
FC Genolier-Begnins
Karriera ndërkombëtare
Shqipëria 0 (0)
Karriera menaxheriale
1998–1999 SK Tepelena (lojtar-trajner)
2000–2023 SK Tepelena
2024– SK Tepelena
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Ilir Selimi (i njohur ndryshe dhe me pseudonimin Kokaci; lindur më 13 janar 1972) është një ish-futbollist shqiptar, i cili ka luajtur në pozitën e mbrojtësit, dhe aktualisht është trajner i klubit SK Tepelena.

Karriera si futbollist

Selimi ka qenë mbrojtës dhe ka luajtur për klubin SK Tepelena, ku e përfundoi karrierën si lojtar më 1 korrik 2006.[1]

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e klubit zviceran "FC Genolier-Begnins" që militonte në "2. Liga interregional".[2]

Edhe pse ishte pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me kombëtaren.[3]

Karriera si trajner

Në vitet 1998–1999, Selimi ka shërbyer si lojtar-trajner te SK Tepelena.

Më pas, nga fillimi i viteve 2000 deri në vitin 2023, ai ka drejtuar klubin në kategori të ndryshme të futbollit shqiptar.[4]

Në sezonin 2024–25, Selimi u rikthye sërish në pankinën e Tepelenës, duke drejtuar klubin në Kategorinë e Tretë.

Shih edhe

Referime

  1. ↑ "Ilir Selimi profile". Transfermarkt (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2025.
  2. ↑ "2. Liga Interregional – Foreign players". Transfermarkt (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2025.
  3. ↑ "Ilir Selimi – Albania National Team". Transfermarkt (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2025.
  4. ↑ "Tepelena, Selimi: E rëndësishme që e nisëm mbarë kampionatin". AlbanianSport.com. 22 janar 2023. Marrë më 24 gusht 2025.