Ilir Vrenozi
Ilir Vrenozi (lindur më 7 maj 1971) është një personalitet i mediave sociale dhe komentator politik nga Korça, i njohur për videot e tij satirike dhe kritike ndaj klasës politike, dhe opozitën ndaj kryeministrit Edi Rama.[1][2][3][4]
Në vitin 2025 ai ishte një nga konkurrentët e Big Brother VIP Albania 5.
Aktivizmi politik dhe social
Vrenozi filloi të tërhiqte vëmendjen e publikut rreth vitit 2015, duke përdorur platformën Facebook për të transmetuar video “live”. Me një stil unik që ndërthur dialektin korçar, humorin dhe gjuhën e ashpër popullore, ai trajtonte tematika poltike, të varfërisë dhe bënte denoncime publike rreth çështjeve shoqërore dhe të aktualitetit.
Vrenozi është një aktivist lokal dhe ka marrë pjesë në mitingje të PD në Korçë.[3] Kritikat e tij ironike dhe provokuese ndaj grandiozitetit absurd të Ramës e kanë sjellë në prominencë mediatike,[2][4] aq sa vetë Rama e ka etiketuar si "lideri i vërtetë" i PD.[5]
Vrenozi është aktiv në Instagram, TikTok dhe Facebook, ku prodhon video-komente kritike ndaj realitetit politik shqiptar.
Pjesëmarrja në Big Brother VIP
Në dhjetor të vitit 2025, Vrenozi u bë pjesë e formatit televiziv Big Brother VIP Albania 5, ku e paraqiti veten si "VIP-i i popullit".[1]
Jeta personale
Vrenozi është baba i dy fëmijëve.[2]
Referime
- 1 2 ""I am the people's VIP"/ Ilir Vrenozi, part of Big Brother Albania 5". CNA (në anglisht). 2025-12-20. Marrë më 2026-04-12.
- 1 2 3 "Njeriu i mirë Ilir Vrenozi". Exit.al. 2017-01-07. Marrë më 2026-04-12.
- 1 2 "VIDEO/ "Gjithmonë me ty"! Vrenozi përmend Ervin Salianjin, "ndizet" pallati i sportit në Korçë. Çfarë ndodhi gjatë mitingut të PD". Marrë më 2026-04-12.
- 1 2 "Kryeministri e ftoi për KAFE në Korçë, Ilir Vrenozi i përgjigjet Ramës: Unë s'shitem, ta di që do ha fasule gjithë jetën!". Vox News. Marrë më 2026-04-12.
- ↑ Express, Gazeta (2025-04-24). ""Vrenozi, the real leader of the DP", Rama: My tongue is a sword, not a stick! I got it from Noli and Konica". Gazeta Express (në anglisht). Marrë më 2026-04-12.