Imer Selmani

Imer Selmani (20 shkurt 1968, Shkup). politikan dhe biznismen, ish zëvendëskryeministër dhe ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë . Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Ai jeton në fshatin Shishevë dhe është themelues i partisë politike Demokracia e Re

Karriera

Në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarait, dhe në zgjedhjet lokale në vitin 2005 u rizgjedh për këtë pozitë. Selmani nga viti 2003, deri në formimin e partisë së tij "Nova Demokracia" ishte zëvendëspresident i DPA. Ai erdhi në këtë post pasi nga 2001-2003 ishte president i degës së partisë për Saraj. Imeri Selmani nga 2002 deri në 2005 ishte zëvendëspresident i Bashkimit të Uniteteve të Vetëqeverisjes Locale.

Në vitin 2006 u kandidua për deputet nga DPA në zgjedhjet parlamentare në të cilat fitoi VMRO-DPMNE. Në qeverinë e Nikola Gruevskiju u zgjodh ministër i shëndetësisë. Më 2 shtator 2008 ai njoftoi formimin e Partisë së Demokratisë së Re, dhe e promovuar atë më 14 shtator. Ai u kandidua për president të Maqedonisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 si kandidat i Demokratisë së Re. Në zgjedhjet parlementale të parakohshme të vitit 2011, partia e tij "Nova Demokracia" pësoi humbje, dhe për shkak të dështimit të asnjë mandate parlamentare, ai dha dorëheqjen si president i partisë më 7 qershor 2011.[1]

Jashtë politikës

Selmani ka qenë në biznes me vajra motorike dhe pjesë të makinave që nga viti 1993.

Shih edhe

Referime

  1. Вренези, Наим (7 јуни 2011). "Имер Селмани поднесе оставка". А1. Marrë më 2011-06-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)