Ina Kosturi

Ina Kosturi Ina Kosturi është violiniste shqiptare, krijuese dhe interpretuese, publiciste. profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Karriera

Ina Kosturi, violiniste, performer -composer, profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve. Diplomuar në institucionet shqiptare dhe italiane i përkushtohet koncertizmit dhe mësimdhënies, debuton si soliste e më pas dhe si performer-composer. Ndërton një karrierë të suksesshme koncertesh, recitalesh, (rreth 40) duke performuar si soliste në skenën shqiptare, bashkëpunuar me artistë italianë, vlerësuar me cmime, me një repertor që shtrihet nga muzika e hershme deri tek ajo bashkëkohore, përfshirë literaturë standarde dhe më pak të njohura.

E para shqiptare që publikon me shtëpinë e famshme vjeneze Universal Edition dhe interpreton si soliste dhe performer -composer në Bosendorfer Hall, Mozarthaus Vjenë (shtator 2025 Promovohet në Winter Catalogue 2024- 2025 nga Universal Edition mes 12 kompozitorëve të përzgjedhur.

Koncerti per Violine e orkestër[H1]  kompozim origjinal vleresohet ne 2 shkurt  2026 me Broze Medal ne Global Music Award ne USA, një ngjarje kjo për muziken shqiptare ! Juria jane personalitete te cmimeve Emy, ndersa ky vleresim i jep mbeshtetje dhe njohje nderkombetare !

Veprat e botuara jane

-        7 Capriccio for violin solo

-        Violin Concerto for violin and orchestera

-        Sonata for violin and piano

-        Ballade for violin and piano (dedicated to my Irena)

-        Ballade for violin and piano

-        Duo Capriccio for violin and violoncello

-        Greetings from Vienna for violin and piano

-        Improvisation for violin solo

-        Tajsi’s Song for violin and piano

Si performer-composer vlerësohet me :

-Golden Award dhe çmimin e dytë Oskar Rieding International Competition in Sllovenia (Celje) 2022,

-Çmimin e tretë në Amadeus Composition Competition në Vjenë shtator 2023,

-Çmimin e parë në Composition Competition në Central Academy of Arts në Maltë 2023,

-Çmimin e pare në dhjetor 2023 ne  “5 Swiss International Music Competition”, Lugano.

- Perzgjidhet dhe performon në Music Marathon, Women Composers Festival of Hartford, Connecticut USA 2024. 

- Çmimin e pare në shkurt 2025 ne  “9 Swiss International Music Competition”, Lugano

- Çmimin e tretë dhe Honorable Mention në Arnold Rose Violin Competition Vienna, mars 2025.

- Çmimin e madh në Saint – Saëns International Music Competitions Angli (WOMCO)Rankohet e para ne gjithe kategorite ne 4 sezonet e vitit 2025 . Shqiptarja e pare pjesemarrese dhe fituese ne konkurset e WOMCO.

Ajo vepron si drejtuese e shoqatës “Bota e Artit, ku në krye të saj organizon Festivalin Maratona Violinistike (Violinistic greetings) 13 edicione në bashkëpunim me artistë nga mbarë bota. Muzika e saj interpretohet në SHBA dhe në recitale në Gjermani, Serbi e Shqipëri.

Prezente ne shtypin e shkruar si publiciste me rreth 200 artikuj kritike per artin, muzikwn e me gjere , autore e pese librave te botuar.Në dhjetor 2012 merr çmimin e vitit për barazinë gjinore nga Unioni i Gazetarëve për artikullin më të mirë si publiciste.

Referime


[H1]