Irakli Koçollari
Irakli Koçollari është studjues, ish-shef i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ish-diplomat shqiptar. Koçollari ka shërbyer në detyra të larta në institucionet shtetërore, përfshi këtu edhe në shërbimet e inteligjencës ku ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai Gjithashtu ka punuar si këshilltari kryeministrit si dhe ka qenë Inspektor i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare.
Sipas një interviste që ka dhënë për TV Klan pasardhësi i tij, Gazidede ka kumtuar se në periudhën 1991-92 kur shërbimi sekret ishte ende i inkuadruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qenë zhdukur mbi 10 mijë dosje me firmën e ministrit Gramoz Ruçi - shifër brenda së cilës përfshihej edhe një numër dosjesh që kish djegur Koçollari. Për asgjësim të qëllimshëm informacioni Koçollari u dënua me 6 vjet burg, prej ku doli më 1997.[1]
Në fushën akademike Dr. Koçollari njihet për një numër të madh botimesh në fushën e filozofisë të së drejtës e të historisë, për të cilën e ka ndihmuar fakti se si një polyglot që është ai ka njohuri të mira të disa gjuhëve të vjetra si latinisht, greqishtja e lashtë etj. Është studiues i fushës së historisë dhe jurisprudencës. Ai ka botuar një numër të madh librash të formatit shkencor. Është autor i një numri kumtesash dhe referatesh në konferenca dhe simpoziume jashtë vendit si dhe autor i botimit të mjaft shkrimeve të tjera në fushën e historisë dhe të drejtës në periodikët shkencor brenda vendit. Dr. Koçollari është studiues i kodifikimeve Mesjetare Shqiptare dhe autor i monografive të botuara për Statutet Mesjetare dhe kanonikët e panjohur të kësaj kohe. Libri i tij “Policia Sekrete e Ali Pashës” ka marrë çmimin e parë si libri më i mirë i vitit 2010 për tërë hapësirën e botimeve shqiptare.
- Arvanitët - 1994
- Spiunazhi nëpër shekuj... sigurimi - 2000
- Historia e filozofisë të së drejtës - 2008
- Policia sekrete e Ali Pashës - 2009
- Krokodil Kladha, kryengritësi i dy popujve - 2009
- Arvanitët, histori e shqiptarëve të hershëm në Greqi në shekujt XIII - XIX - 2012
- Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike - 2013
- Himara : zemra e Rivierës shqiptare - 2016
- Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës V.1 - 2016; V.2 më 2020.
- Tirana 100 : 1920-2020 : historia, (bashkautor) - 2020
- Korrespondencë dhe dorëshkrime të Ali Pashë Tepelenës : (1809-1814) V.3 - 2021
- Operacione sekrete : Shqipëria nën Luftën e Ftohtë Vol.1 - 2022
- Operacione sekrete : Shqipëria nën Luftën e Ftohtë Vol.2 - 2022
- Arkivi i Ali Pasha : (1815-1817) V.4 - 2023
- Alipashaida : kronikë e një lindje të përgjakur - 2023
Referime
- ↑ "Bashkim Gazidede: Fatos Klosi ka vrare dy ish-shefa te degeve te SHIK-ut". voal.ch. Tv Klan.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ https://www.bksh.al/search/Irakli%20Ko%C3%A7ollari
- ↑ https://bukinist.al/sq/272_irakli-kocollari