Ismail Ymeri
Ismail Ymeri | |
|---|---|
| Lindi | 1956 Baks, Drenicë, |
| Vdiq | 13 korrik 2016[1] [2] |
| Kombësia | kosovar |
Ismail Ymeri (1956, Baks, Drenicë, Kosovë - 13 korrik 2016, Stokholm, Suedi), ishte regjisor dhe aktor filmi shqiptar.
Biografia
U lind në Baks të Drenicës, më 1956. Akademinë e Regjisë së Filmit e ka mbaruar në Zagreb. Ka diplomuar me filmin “Lepuri me pesë këmbë”. Imeri dikur ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës, ndërsa nga vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar është larguar nga Kosova për në Suedi. Pas luftës ka hapur në Prizren Akademinë për Film, Teatër, Televizion dhe Radio. Ai ishte një ndër themeluesit e Teatrit “Dodona”. Madje, ai ia vuri këtë emër (me të cilin e ka pagëzuar edhe vajzën e tij).
Regjisor
- Duart e pastërta (1981)
- Lepuri me pesë këmbë (1982)
- Migjeni (1990)
- Kur shpirti ndërron jetë