Ismet Hebibi

Ismet Hebibi (Lindur më: 5 qershor 1955 në Junik, Kosovë), është mjek oftalmolog, autor dhe veprimtar. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa më 1974 përfundoi gjimnazin ushtarak në Beograd. Pas përfundimit të shkollimit të mesëm kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Që nga vitet ’80, Hebibi është angazhuar edhe në fushën e letërsisë. Vëllimi i tij i parë me poezi, Nunosje, u botua në vitin 1980, pasuar nga Dritëzat e mashtrimit (1989), Magjia e humorit të zi (1995) dhe Diamantët e dashurisë (2015). Gjatë karrierës ka marrë pjesë në konkurse letrare dhe është prezantuar në disa përmbledhje poetike e tregimesh. Ai ka botuar gjithashtu një libër me përmbajtje mjekësore në vitin 2018, i cili trajton metoda dhe qasje në mjekësinë oftalmologjike dhe të përgjithshme.

Hebibi ka kryer specializimin në oftalmologji në Shkup dhe Prishtinë. Ai ka ushtruar profesionin si mjek oftalmolog dhe kirurg dhe ka punuar brenda dhe jashtë vendit. Në veprimtarinë e tij përfshihet edhe angazhimi në aktivitete profesionale, shkencore dhe konferenca të ndryshme.

Në fushën publike, Hebibi është marrë me çështje politike dhe ka qenë autor i disa letrave drejtuar organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore lidhur me statusin politik të Kosovës në fillim të viteve 2000. Ka mbajtur komunikim me personalitete të ndryshme ndërkombëtare në kuadër të këtyre angazhimeve.

Ai njeh disa gjuhë të huaja dhe jeton e vepron në Junik.

Ismeti ndër vite kishte kandiduar për President të Kosovës.[1]

Shiko edhe

Referime

  1. KlanKosova (2016-01-20), Ismet Hebibi, kandidati junikas per President te Kosoves - 20.01.2016 - Klan Kosova, marrë më 2025-12-05 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)