Istref Begolli

Istref Begolli (Pejë, 1 maj 1933 - Krapinske Toplice, 31 janar 2003) ka qenë një aktor i shquar kosovar i kinematografisë jugosllave në përgjithësi dhe asaj kosovare në veçanti. I çmuar nga Rade Sherbexhija si "aktori më i mirë i ish-Jugosllavisë". Rrjedh nga një familje artistësh kosovarë të mirënjohur, së cilës i takon edhe aktori dhe profesori i aktrimit Faruk Begolli.

Biografia

U lind në Pejë, asokohe pjesë e Banovinës së Zetës, në mesin e një familjeje të shquar të qytetit. Në vendlindje ndoqi shkollimin fillor dhe gjysmë-gjimnazial. Me themelimin e Teatrit Krahinor të Prishtinës më 1949, Begolli gjashtëmbëdhjetëvjeçar shkoi për t'u bërë pjesë e trupës teatrale.[1]

Filmografia

  • Migjeni - (1990) (TV)
  • Opasni trag - (1984) (si Istref Begoli)
  • Përroi vërshues - (1981)
  • E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV)
  • Kur pranvera vonohet - (1980) (mini) TV Seri
  • Era e Lisi - (1979) (mini) TV Seri
  • Epoka para gjyqit - (1978) (TV)
  • Pasqyra - (1977) (TV)
  • Crveni udar - (1974) si toger gjerman
  • Bombasi - (1973)
  • Hleb - (1973) (TV)
  • Si të vdiset - (1972)
  • Të ngujuarit - (1971) (TV)
  • Lelejska gora - (1968) si Trobrk
  • Brat doktora Homera - (1968)
  • Do pobede i dalje - (1966) (si Istref Begoli)
  • Nevesinjska puska - (1963) (si Istref Begoli)
  • Solunski atentatori - (1961)
  • Kapetan Lesi - (1960) (si I. Begoli)
  1. Milošević, Aleksandra (2010). "БЕГОЛИ, Истреф". Српске енциклопедије (në serbo-kroatisht). Marrë më 30 janar 2026.