JMSN

JMSN
InstrumentiVocals, guitar, bass guitar, violin, drums[1]
LabeliWhite Room Records

Christian Berishaj, i njohur më mirë me emrin e tij të skenës JMSN (shqiptohet Jameson), është një këngëtar-kompozitor Amerikan, prodhues rekordesh, si dhe një multi-instrumentalist, inxhinier muzike dhe mikser, nga Eastpointe, Michigan. Albumi i tij debutues, Priscilla, doli në vitin 2012; ai e ka shkruar dhe prodhuar albumin e tij vetë, si dhe ka regjizuar videoklipet e këngëve të tij.

Jeta dhe karriera

Jeta e hershme dhe karriera

Berishaj u rrit në Eastpointe, Michigan nga nëna e tij, Crystal Lutz, dhe njerku i tij i parë. Më vonë ata u ndanë nga njerku pasi ai ishte abuziv fizikisht ndaj nënës së tij dhe varej financiarisht prej tyre. Babai i tij biologjik, Nick Berishaj, është shqiptar me prejardhje. Nick i bleu Christianit një kitarë kur ishte në klasën e katërt. Christian filloi të punonte me Pro Tools në moshën dymbëdhjetë vjeçare. Ai filloi të shkruante këngë, të cilat i regjistroi me pajisjet që ia bleu babai, i cili u rilidh me të birin dhe e mbështeste në pasionin e tij.

Referime

  1. ↑ Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "metro"