James Bond

James Bond, edhe i njohur si Agjenti 007 është një tregim fiktiv mbi agjentin sektret anglez të MI6. Romanët e parë janë shkruar prej Ian Fleming ndërkohë që janë xhiruar mbi 20 filma të suksesshëm. Filmi më aktual i James Bond-it është Quantum of Solace.
James Bondi u portretizuar deri tani nga 6 aktorë:
- Sean Connery (1962–67; 1971)
- George Lazenby (1969),
- Roger Moore (1973–85),
- Timothy Dalton (1987–89),
- Pierce Brosnan (1995–2002),
- Daniel Craig (2006–).
Filmografia
Filmat e James Bond-it (EON)
Në këtë listë janë paraqitur të gjithë filmat në të cilët përsonazhi fiktiv James Bond/007 është personazh kryesor[1].
| Nr. | Premiera | Filmi | Aktori | Regjisori |
|---|---|---|---|---|
| 1 | 05.10.1962 | Dr. No | Sean Connery | Terence Young |
| 2 | 10.10.1963 | From Russia With Love | ||
| 3 | 17.09.1964 | Goldfinger | Guy Hamilton | |
| 4 | 09.12.1965 | Thunderball | Terence Young | |
| 5 | 12.06.1967 | You Only Live Twice | Sean Connery | Lewis Gilbert |
| 6 | 12.12.1969 | On Her majesty’s Secret Service | George Lazenby | Peter R. Hunt |
| 7 | 14.12.1971 | Diamonds Are Forever | Sean Connery | Guy Hamilton |
| 8 | 27.06.1973 | Live and Let Die | Roger Moore | |
| 9 | 18.12.1974 | The Man with the Golden Gun | ||
| 10 | 07.07.1977 | The Spy Who Loved Me | Lewis Gilbert | |
| 11 | 26.06.1979 | Moonraker | ||
| 12 | 24.06.1981 | For Your Eyes Only | John Glen | |
| 13 | 06.06.1983 | Octopussy | ||
| 14 | 22.05.1985 | A View to a Kill | ||
| 15 | 29.06.1987 | The Living Daylights | Timothy Dalton | |
| 16 | 13.06.1989 | Licence to Kill | ||
| 17 | 13.11.1995 | GoldenEye | Pierce Brosnan | Martin Campbell |
| 18 | 12.12.1997 | Tomorrow Never Dies | Roger Spottiswoode | |
| 19 | 08.11.1999 | The World Is Not Enough | Michael Apted | |
| 20 | 18.11.2002 | Die Another Day | Lee Tamahori | |
| 21 | 14.11.2006 | Casino Royale | Daniel Craig | Martin Campbell |
| 22 | 29.10.2008 | Quantum of Solace | Marc Forster | |
| 23 | 23.10.2012 | Skyfall | Sam Mendes | |
| 24 | 26.10.2012 | Spectre | Sam Mendes |
Filmat të tjerë (jo EON)
| Nr. | Premiera | Filmi | Aktori | Regjisori |
|---|---|---|---|---|
| 1 | 13.04.1967 | Casino Royale | Peter Sellers, Ursula Andress, David Niven, Daliah Lavi, Woody Allen, Terence Cooper |
Val Guest |
| 2 | 07.10.1983 | Never Say Never Again | Sean Connery | Irvin Kershner |
Video lojëra
Në këtë listë janë paraqitur lojërat në të cilat personazhi fiktiv James Bond / 007 është përdorur si karakter:
- GoldenEye 007
- 007: Everything or Nothing
- 007: World is not enough
Arkivi i përdorur
Në këtë listë janë filmat në të cilët është përdorur arkiv në të cilin paraqitet personazhi fiktiv James Bond / 007.
Aktorët
Thuajse ka zhanre të të gjitha filmave në të cilët paraqitet personazhi fiktiv James Bond ose 007. Disa nga ata janë të njohur në gjithë botën e disa kan arritur vetëm famë kombëtare. Në realizimin e këtyre filmave kan marrë pjesë shumë aktorë nga të cilët disa janë karaktere kryesore të filmit (kushtuar këtij personazhi fiktiv) e disa janë pjesë të dorës së dytë ose të tretë të filmit (zakonisht komedi të realizuara në llogari të këtij personazhi).
Aktorët të cilët kanë luajtur rolin e James Bond-it janë: Sean Connery, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan, Daniel Craig.
Regjisorët
Në realizimin e filmave ku në qendër të vëmendjes është James Bond ose ky karakter është vetëm një personazh i dorës së dytë të filmit kanë marrë pjesë shumë regjisorë si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga vendet tjera të botës.
Ndër regjisorët e njohur që kanë realizuar këto filma janë: Terence Young, Guy Hamilton etj.
Referimet
- ↑ EON Productions është kompani angleze e cila është marrë me prodhimin e filmave të James Bond-it.