Faqja e parë e veprës Janua linguarum reserata në gjuhën angleze publikuar në vitin 1656
Jan Amos Komenski - John Amos Komenius (28 mars 1592 – 15 nëntor 1670 ) është filozof, teolog dhe shkrimtar por mbi të gjitha dhe në radhë të parë ai është pedagogu më i shquar çek dhe njëri ndër pedagogët më të shquar botëror. Vepra pedagogjike e tij arriti kulmin e mendimit pedagogjik të Humanizmit dhe Renesansës. Njëkohësisht, ajo i vuri bazat (themelet) pedagogjisë e sidomos didaktikës moderne qytetare. Ai është reformator i madh i sistemit shkollor dhe i organizimit të procesit edukativ e arsimor; ai ishte ideator i shkollës fillore dhe i sistemit mësimor me klasa dhe orë. Komenski është autor i një plani universal të edukimit dhe të arsimimit. Ai ishte dhe mbetet mësuesi i botës.
Biografia
Komenski u lind më 28 mars të vitit 1592 në Nivnicë afër Brodit Hungarez, në Moravi. Ishte fëmija më i vogël dhe djali i vetëm i Martin Komenskit dhe Ana Hmelovas. Gjyshi i tij quhej Jan Segesh mirëpo e morri mbiemrin Komenski pas largimit nga vendbanimi i Komnas dhe vendosjes në Brodin Hungarez. Martin dhe Ana Komenski i takonin urdhërit fetar "Vëllezërit çekë" (Vëllezërit bohemë). Të dy prindërit dhe të dy motrat i vdiqën në vitin 1604 duke mbetur bonjak që në moshën 12 vjeçare. Pas kësaj ai shkon për të jetuar tek halla e tij në Strazhnice, ku edhe e kreu shkollën fillore. Si 16 vjeçar regjistrohet në Shkollën e Mesme Latine në Psherovë. Pas përfundimit të shkollës së mesme i vazhdon studimet në Akademinë e Herbornit në Nassau. Këtu ai studioi filozofinë dhe teologjinë si dhe u njoh me pikëpamjet pedagogjike të humanistit gjerman Volfgang Ratke. Komenski i vazhdoi studimet edhe në Universitetin e Haidelbergut pas mbarimit të së cilës kthehet në vendlindje ku fillon punën si mësues. Fillimisht punoi në shkollën latine në Psherovë e pastaj punoi edhe në Fullnek. Për shkak të luftërave fetare dhe përndjekjes së protestantëve ai humbi tërë pasurinë, iu dogj shtëpia e bashkë me të edhe librat dhe një varg shkrimesh. Për këtë arsye, në vitin 1628, ai shpërngulet në qytetin polak Leshno, ku filloi një jetë të re. Në Leshno filloi drejtimin e një gjimnazi si dhe shkroi një varg veprash. Puna edukative e arsimore e Komenskit në këtë qytet si dhe veprat e para të tij e bënë të njohur anë e kënd Europës. Me kërkesën e qeverisë suedeze në vitin 1638 qëndroi në Suedi ndërsa në vitin 1641 i përgjigjet ftesës së parlamentit anglez për reformimin e sistemit arsimor atje. Më 1642 kthehet përsëri në Suedi në mënyrë që së bashku me Axel Oxenstierna dhe Mbretëreshën Kristina të reformonin sistemin arsimor atje. Në fund të vitit shkon në Elblag të Polonisë ndërsa në vitin 1648 shkon përsëri në Angli. Me ftesën e Susanna Lorantffy (e veja e Kont Rakocit), Princ i Transilvanisë, shkon në Sharosh Patak, ku qëndroi deri në vitin 1654. Këtu ai organizoi një shkollë fillore për fëmijët e shtresave të pasura si dhe ishte profesor i Kolegjit të Parë Protestant në Hungari. Edhe gjatë qëndrimit në Sharosh Patak vazhdoi të merrej me shkrime dhe publikime. Në vitin 1654 kthehet në Leshno por së shpejti fillon lufta suedezo-polake, gjatë së cilës u dogj edhe qyteti Leshno. Edhe Komenskit i digjet sërish shtëpia, biblioteka dhe dorëshkrimet. Nga këtu ai shkon në Amsterdam ku vazhdoi të merret me shkrime dhe publikime. Komenski vdiq në Amsterdam, më 15 nëntor 1670 dhe u varros në periferi të qytetit, në kishën e Nardenit. Atë e quajtën "Mësuesi i botës", "Koperniku i Pedagogjisë","Galileu i Pedagogjisë" etj.
Në përgjithësi Komenski shkroi rreth 150 vepra të ndryshme, ndër të cilat duhet veçuar Didactica Magna.
Veprat
Veprat kryesore të cilat e përmbledhin aktivitetin e tij por që edhe e bënë të njohur Komenskin në botë janë tri:
Janua linguarum reserata
Një faqe nga vepra Orbis sensualum pictusOrbis sensualium pictus
Didactica Magna
Komenski shkroi dhe botoi si në gjuhën latine ashtu edhe në gjuhën çeke. Veprat në gjuhën latine janë:
Orbis Sensualum Pictus (Bota ndijore në fotografi)
Linguae Bohemicae thesaurus, hoc est lexicon plenissimum, grammatica accurata, idiotismorum elegantiae et emphases adagiaque, 1612–1656
Problemata miscellanea , 1612,
Sylloge quaestionum controversarum, 1613
Grammaticae facilioris praecepta, 1614–1616
Theatrum universitatis rerum, 1616–1627
Centrum securitatis, 1625
Moraviae nova et post omnes priores accuratissima delineatio autore J. A. Comenio, 1618–1627
Didactica magna (Didaktika e madhe), 1633–1638
Via Lucis, Vestigata & Vestiganda, 1641
Schola pansophica (Shkolla pansofike), 1650–1651
Primitiae laborum scholasticorum, 1650–1651
Opera didactica omnia, 1657
De bono unitatis et ordinis, 1660
De rerum humanarum emendatione consultatio catholica, 1666
Unum necessarium, 1668
Spicilegium Didacticum, 1680
Në gjuhën çeke:
O andělích , 1615
O starožitnostech Moravy , 1618–1621
Spis o rodu Žerotínů , 1618–1621
Listové do nebe , 1619
Manuálník aneb jádro celé biblí svaté , 1620–1623
Nedobytedlný hrad jméno Hospodinovo, 1622
Truchlivý, díl první, 1623
O poezí české, 1623–1626
Truchlivý, díl druhý, 1624
O sirobě, 1624
Pres boží, 1624
Vidění a zjevení Kryštofa Kottera, souseda a jircháře sprotavského, 1625