Jasir Asani

Jasir Asani
Informacioni personal
Emri i plotë Jasir Fadil Asani
Data e lindjes 19 maj 1995 (31 vjeç)
Vendi i lindjes Shkup, Maqedoni e Veriut
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)
Pozicioni(et) Sulmues i djathtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Gwangju FC
Numri 11
Karriera me të rinjtë
2010–2014 Vardar
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2013–2017 Vardar 69 (17)
2017 → Shkupi (huazim) 13 (3)
2017 Pobeda 2 (0)
2017–2019 Partizani B 5 (3)
2017–2021 Partizani 123 (27)
2020 → AIK (huazim) 7 (2)
2021–2023 Kisvárda 52 (10)
2023– Gwangju 41 (12)
Karriera ndërkombëtare‡
2014–2015 Maqedonia U21 3 (0)
2016 Shqipëria U21 1 (1)
2023– Shqipëria 12 (4)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 22 shtator 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 22 shtator 2024

Jasir Asani (lindur më 19 maj 1995) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues i djathtë për klubin koreano-jugor Gwangju FC dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

Vardar

Asani lindi dhe u rrit në Shkup nga prindër shqiptarë dhe e nisi karrierën si futbollist me klubin e qytetit Vardari. Ai debutoi si profesionist më 25 gusht 2013 në humbjen 2–0 në transfertë kundër Turnovo, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutat e fundit.[1]

Partizani

Më 23 shtator 2017, Asani u transferua te Partizani pas përfundimit të merkatos, duke firmosur për katër vite.[2] Si pasojë e kësaj, ai u detyrua të luante me ekipin B. Më 14 tetor, ai shënoi një tregolësh në ndeshjen kundër Sopotit në Kategorinë e Dytë.[3]

Asani debutoi me ekipin e parë më 29 tetor në humbjen 1–0 kundër Flamurtarit, duke zëvendësuar në minutat e fundit Milan Basrak.[4] Golat e tij të parë me ekipin kryeqytetas erdhi më 4 shkurt 2018 në fitoren 2–1 kundër Kamzës në kampionat.[5]

Në janar 2020, Asani u huazua te klubi suedez AIK Fotboll deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 400,000 €.[6] Ai shënoi në debutimin e tij në Allsvenskan në fitoren 2–0 kundër Örebro SK më 14 qershor.[7] Pasi luajti vetëm shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet, në një sezon i cili u shty nga Pandemia e COVID-19, AIK nuk e ushtroi të drejtën për të blerë Asanin, i cili u rikthye te Partizani para nisjes së sezonit 2020–21.[8]

Gwangju FC

Më 28 dhjetor 2022, Asani u transferua te klubi koreano-jugor Gwangju FC në një marrëveshje dy-vjeçare.[9]

Më 18 mars 2023, Asani shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 kundër Incheon United në K League 1.[10][11]

Karriera ndërkombëtare

Asani luajti me disa ekipe moshash të Maqedonisë para se në vitin 2016 të merrte pasaportën shqiptare dhe të kalonte te Shqipëria, duke luajtur fillimisht me ekipin nën-21.[12] Ai luajti vetëm një ndeshje me ekipin nën-21, një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij.[13]

Asani u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri i ri Sylvinho për ndeshjen hapëse të fushatës kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë më 27 mars 2023.[14] Ai luajti si titullar për 70 minuta me Shqipërinë që u mposht 1–0.[15][16]

Asani shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Moldavisë,[17] duke ndihmuar Shqipërinë të fitonte 2–0 në Air Albania Stadium; ai mposhti portierin me një gjuajtje me hark nga distanca që u shpall goli i javës nga votuesit në uebfaqjen e UEFAs.[18] Më 7 shtator, Asani shënoi golin e dytë me kombëtaren, në fitoren 2–0 kundër Polonisë në shtëpi që e vendosi Shqipërinë në vendin e parë të Grupit E me 10 pikë;[19][20] ai mposhti Wojciech Szczęsny me një gjuajtje spektakolare nga distanca në minutën e 37të.[21] Goli i tij u shpall sërisht goli i javës nga UEFA.[22]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 18 mars 2023[23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Vardar2013–14Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë 127———127
2014–15 26521——286
2015–16 153———153
2016–17 13220——152
Total 661741——7018
Shkupi2016–17Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë 143——20163
Pobeda2017–18Liga e Parë e Futbollit e Maqedonisë 20———20
Partizani B2017–18Kategoria e Dytë 812———812
2018–19 10———10
Gjithsej 912———912
Partizani2017–18Kategoria Superiore 29441——335
2018–19 3383020—388
2019–20 143104110204
2020–21 30921——3210
Gjithsej 10624102611012327
AIK2020Allsvenskan 4131——72
Kisvárda2021–22Nemzeti Bajnokság I 29621——317
2022–23 1502043—213
Gjithsej 4464143—5210
Gwangju FC2023K League 1 44———44
Gjithsej karriera 249672151043028376

Kombëtarja

Përditësuar më 12 tetor 2023[24]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 202363
Gjithsej63

Golat me kombëtaren

Përditësuar më 12 tetor 2023
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Asani.[24]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Jasir Asani
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
117 qershor 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri2 Moldavia1–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024
218 shtator 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri5 Polonia1–02–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024
312 tetor 2023Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri6 Republika Çeke1–03–0Kualifikueset e UEFA Euro 2024

Referime

  1. ↑ "Tornovo vs. Vardar 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 25 gusht 2013. Marrë më 9 qershor 2018.
  2. ↑ "Partizani përforcohet në sulm, kontratë katër vjeçare me Jasir Asanin". BalkanWeb.com. 22 shtator 2017. Marrë më 10 prill 2023.
  3. ↑ "Sulmi i Partizanit më në fund është i sigurt, ja çfarë ka bërë sot Jasir Asani". Newsport.al. 14 tetor 2017. Marrë më 30 tetor 2017.
  4. ↑ "Vendos një gol i "makthit" Hoxhaj, Flamurtari mposht Partizanin dhe i afrohet Kukësit (VIDEO)". Panorama Sport. 29 tetor 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  5. ↑ "'Dopieta' e Asanit, Partizani mposht dhe parakalon Kamzën në renditje". BalkanWeb.com. 4 shkurt 2018. Marrë më 9 qershor 2018.
  6. ↑ "Jasir Asani, prezantohet te AIK, gati për të debutuar!". SuperSport.al. 8 janar 2020. Marrë më 10 prill 2022.
  7. ↑ "Örebro vs. AIK 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 14 qershor 2020. Marrë më 10 prill 2022.
  8. ↑ "Jasir Asani nuk do rikthehet te Partizani, transferohet te ekipi i njohur europian". City News Albania. 22 gusht 2020. Marrë më 10 prill 2022.
  9. ↑ "1부 승격 광주, UEFA 챔피언스리그 출신 아사니 영입 [오피셜]" (në koreanisht). news.monsterzym.com. 28 dhjetor 2022. Marrë më 28 dhjetor 2022.
  10. ↑ "아사니 '해트트릭' 광주FC, 인천 대파…서울, 5년 만에 제주 제압". Naver (në koreanisht). 18 mars 2023. Marrë më 18 mars 2023.
  11. ↑ 이준희 (18 mars 2023). "아사니 해트트릭! 광주FC '정효매직'은 K리그1에서도". Naver (në koreanisht). Marrë më 18 mars 2023.
  12. ↑ Bujar Nishani (18 mars 2016). "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9470". Presidenti i Shqipërisë. Marrë më 30 tetor 2017. 20. Jasir Fadil Asani
  13. ↑ "Asani debuton me gol, Kombëtarja e Shpresave barazon me Arabinë Saudite". Panorama Sport. 22 janar 2016. Marrë më 9 qershor 2018.
  14. ↑ Olta Beqiri (17 mars 2023). "Trajneri Sylvinho shpall listën e Kombëtares për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 17 mars 2023.
  15. ↑ "VIDEO/ E vendos një episod, Shqipëria e pafat e nis rrugën drejt Euro 2024 me humbje përballë Polonisë". Panorama Sport. 27 mars 2023. Marrë më 5 prill 2023.
  16. ↑ "NOTAT/ Spikasin Kumbulla e Mihaj, ja vlerësimet e "Panorama Sport" për lojtarët kuqezi në sfidën me Poloninë". Panorama Sport. 28 mars 2023. Marrë më 5 prill 2023.
  17. ↑ "Realizoi golin spektakolar kundër Moldavisë, Asani: Të japim më të mirën për Europianin, përjetë me ty Shqipëri". Pamfleti.net. 17 qershor 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  18. ↑ "UEFA announces Yasir Asani's goal as the most beautiful of the week". Ocnal.com (në anglisht). 20 qershor 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  19. ↑ "Shqipëria mposht Poloninë! Kuqezinjtë fitojnë 2 me 0 në "Air Albania" dhe prekin Europianin". Top-Channel.tv. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  20. ↑ "VIDEO/ Shqipëria shtron rrugën për në Europian, mposht Poloninë dhe kryeson Grupin E". SuperSport.al. 10 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
  21. ↑ "Jasir Asani: Ja çfarë më tha Shezni për supergolin". Botasot.info (në anglisht). 10 shtator 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  22. ↑ "Goli i tij u shpall si më i bukuri i raundit, Jasir Asani: Jam i lumtur që po e "pushtojmë" UEFA-n çdo herë". Shkodra Sport. 15 shtator 2023. Marrë më 18 shtator 2023.
  23. ↑ "Jasir Asani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 shtator 2023.
  24. 1 2 "Jasir Asani". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.

Lidhje të jashtme