Jonid Jorgji

Fotografia e Jonid Jorgji

Jonid Jorgji (lindur më 1986)[1][2] është një regjisor, skenarist, producent shqiptar.[3] Ai është kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, detyrë të cilën e mban që prej korrikut të vitit 2025.[2][4][5]

Edukimi dhe karriera

Jorgji ka lindur në Tiranë, ku ka kryer studimet në fushën e filmit dhe më pas për politikë.[2] Ai ka punuar në sektorin e medias për më shumë se një dekadë, dhe ka një përvojë të gjatë në industrinë e filmit. Që nga viti 2009, ai ka qënë President i Shoqatës së Kineastëve të Rinj Shqiptarë, ku është angazhuar në fuqizimin e artistëve të rinj dhe mbështetjen e krijimtarisë së tyre.[6] Në vitin 2016, Jonid themeloi, një kompani për prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve audiovizive, nëpërmjet së cilës ka prodhuar dhe drejtuar filma, dokumentarë, reklama dhe më shumë. Gjithashtu, ai ka punuar për më shumë se një dekadë në media.[6]

Administrata publike

Përpara emërimit të tij si kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jorgji drejtoi Agjencinë e Industrive Kreative.[5][7][8] Aty ai ka drejtuar një sërë projektesh kyçe kulturore dhe kreative, si Qendra e Artit Agimi, Kinemaja Maks Velo, Tirana Film Office, Microfolie Tirana, Kooperativa e Artit në Tiranë dhe nisma të tjera që mbështesin ekonominë kreative dhe ekosistemin e industrive krijuese në qytet.[6][9] Përvoja e tij e gjerë në industrine e filmit dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të talenteve krijuese janë shtytës kyç në udhëheqjen e tij në skenën kulturore shqiptare.[10] Gjatë dekadës së fundit, Jonid ka kontribuar në mënyrë aktive në formësimin e politikave kulturore, sociale dhe arsimore në Shqipëri.[10]

Ai e mori detyrën e kryetarit të QKK-së me një plan ambicioz për të reformuar sektorin e kinematografisë dhe audio-vizualit në Shqipëri.[11][12][13]

Filmografia

Jorgji është regjisor dhe skenarist i njohur për filma artistikë dhe formate eksperimentale. Puna e tij si regjisor përfshin:

Dy Luanë drejt Venecias (2020) – Një komedi-dramë rreth dy kineastëve shqiptarë që udhëtojnë drejt Festivalit të Filmit në Venecia. Filmi u përzgjodh si kandidatura shqiptare për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në edicionin e 94-t të Çmimet Oscar.[14][15][16][10]

The Sweet Dealer (2020) – Serial web.

A Circus Story – Një film me realitet virtual 360°, i njohur si i pari i këtij lloji i prodhuar në Shqipëri.

Lost Days (2010) – Film i shkurtër.

Referime

  1. ↑ "MFRV WEB". www.mfrv.me (në anglisht). Marrë më 2026-01-14.
  2. 1 2 3 "Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë - QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË". Qendra Kombëtare e Kinematografisë - Albanian National Center of Cinematography. 2025-08-01. Marrë më 2026-01-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ↑ "Jonid Jorgji - IMDb". IMDb: Ratings, Reviews, and Where to Watch the Best Movies & TV Shows (në anglisht). Marrë më 2026-01-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ↑ "Qendra e Botimeve Zyrtare". Qendra e Botimeve Zyrtare. 2025-07-14. Marrë më 2026-01-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. 1 2 "Gonxhja: Emërimi i Jonid Jorgjit, mbështetje për filmin shqiptar dhe industritë kreative - ATSH -". Lajme - Agjencia Telegrafike Shqiptare. 2025-07-11. Marrë më 2026-01-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. 1 2 3 "Jonid Jorgji | about RISE | CreativeMornings/TIR". CreativeMornings (në anglisht). 2024-01-19. Marrë më 2026-01-14.
  7. ↑ "Çfarë synon Agjencia e Industrisë Kreative për të ardhmen na e zbulon drejtori i saj Jonid Jorgji! | Top Albania Radio". www.topalbaniaradio.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-01-14.
  8. ↑ Vila24News24 (2022-09-13). Jonid Jorgji, drejtor i "Agjencia e Industrisë Kreative" jep lajmin: Rihapet kinema "Agimi" (në anglisht). Marrë më 2026-01-14 – nëpërmjet YouTube.{{cite AV media}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  9. ↑ "Professionals ask for Italian-Balkan and European synergies to be strengthened at Rome's Balkan Film Festival". Cineuropa - the best of european cinema (në anglisht). 2022-12-06. Marrë më 2026-01-26.
  10. 1 2 3 admin (2021-05-21). "Jonid Jorgji me filmin e ri në kinema "Dy luanë drejt Venecias". Jeta mes kinemasë, medias dhe biznesit". Business Magazine Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-01-26.
  11. ↑ "'Iniciativat Albania Film Commission dhe Zyra e Karrierës', Jonid Jorgji për ringritjen e kinematografisë: Shqipëria, vend ku mund të xhirohet nga studiot ndërkombëtare, por duhen kushte - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2026-01-26.
  12. ↑ aliaj, sosiana (2026-01-06). "Jonid Jorgji: Nga filmi i izoluar te kinemaja si industri". Sot News | Lajme (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-01-26.
  13. ↑ "Jonid Jorgji: Po të zgjoheshim nesër në një Shqipëri 'Gjigande' përmes kulturës dhe inovacionit - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2026-01-26.
  14. ↑ "Filmat shqiptarë të përzgjedhur ndër vite për konkurim në OSCARS – QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË". Qendra Kombëtare e Kinematografisë - Albanian National Center of Cinematography. 2025-08-01. Marrë më 2026-01-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  15. ↑ "Oscars best international feature 2022: all the films submitted so far | News | Screen". Screen Daily | Film News, Film Reviews, Film Festivals and Awards (në anglisht). 2021-11-15. Marrë më 2026-01-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  16. ↑ "European titles submitted for the Oscars race - Cineuropa". Cineuropa - the best of european cinema (në anglisht). 2021-11-18. Marrë më 2026-01-14.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)