José Giménez
![]() Giménez në Kupën e Botës 2014 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | José María Giménez de Vargas | ||
| Data e lindjes | 20 janar 1995 (31 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Toledo, Canelones, Uruguaji | ||
| Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
| Pozicioni(et) | Qëndër mbrojtës | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Atlético Madrid | ||
| Numri | 24 | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2012–2013 | Danubio | 16 | (0) |
| 2013– | Atlético Madrid | 6 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2013– | Uruguaji U–20 | 11 | (0) |
| 2013– | Uruguaji | 14 | (2) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 6 dhjetor 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 14 nëntor 2014 | |||
José María Giménez de Vargas (Spanjisht: [xoˈse maˈɾi.a ximenes]; lindur më 20 janar 1995) është një futbollist uruguajian i cili luan me klubin spanjoll Atlético Madrid dhe me kombëtaren uruguajiane si qëndër mbrojtës.
Karriera me klube
Danubio
Lindur në Canelones, Giménez bëri debutimin e tij si profesionist me Danubion në Primera División Uruguajiane më 17 nëntor 2012 (gjatë kohës që trajneri ishte Juan Ramón Carrasco) kundër River Plates ku ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 miniuta me Danubion që humbi ndeshjen me rezultatin 2–0.[1]
Atlético Madrid
Më 25 prill 2013, u konfirmua se Giménez kishte firmosur për 1 milion € me klubin spanjoll Atlético Madrid në La Liga, dhe do të bashkoheshe me skuadrën në fazën para-sezonale të sezonit 2013–14.[2]
Më 14 shtator, Giménez bëri debutimin e tij me Atléticon dhe gjithashtu debutimin e tij në La Liga, duke luajtur si titullar në fitoren 4–2 në shtëpi kundër UD Almería.[3]
Ai shënoi golin e parë me klubin më 6 dhjetor 2014, duke shënuar të parin e fitores 2–0 jashtë fushe kundër Elches, duke ndihmuar Atléticon të ngjitej në vendin e dytë në ligë.[4] Giménez gjithashtu shënoi me kokë kundër Real Madridit në fitoren 2–0 të Atléticos në Copa del Rey në janar 2015.
Karriera ndërkombëtare
Giménez mori pjesë me Uruguajin në 2013 FIFA U–20 Kupën e Botës me skuadrën që e përfundoi turnamentin në finale duke humbur kundër Francës.[5]
Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë uruguajiane në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Kolumbisë më 10 shtator 2013.[5]
Më 2 qershor 2014, Giménez ishte në listën e lojtarëve që do të përfaqsonin Uruguajian në Kupën e Botës 2014.[6] Nëntëmbëdhjetë vjeçari bëri debutimin e tij në turnament në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Anglisë, kjo për shkak të dëmtimit të kapitenit Diego Lugano në fitoren 2–1 të La Celeste.[7]
Statistikat e karrierës
Klube
Redaktuar më 8 janar 2015[8]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Tjetër | Kontinenti | Total | |||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
| Danubio | 2012–13 | 16 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | 16 | 0 |
| Total | 16 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 16 | 0 | |
| Atlético Madrid | 2013–14 | 1 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 |
| 2014–15 | 7 | 1 | 3 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | 12 | 2 | |
| Total | 8 | 1 | 4 | 2 | 0 | 0 | 2 | 0 | 14 | 2 | |
| Karriera në total | 24 | 1 | 3 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | 30 | 2 | |
Kombëtarja
Redaktuar më 8 janar 2015[9]
| Kombëtarja uruguajiane | ||
|---|---|---|
| Viti | Ndeshje | Gola |
| 2013 | 3 | 0 |
| 2014 | 12 | 2 |
| Total | 15 | 2 |
Trofe
- Atlético Madrid
- La Liga: 2013–14
- Supercopa de España: 2014
Referime
- ↑ "DANUBIO VS. RIVER PLATE 0 - 2". Soccerway. Marrë më 27 prill 2013.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Atlético Madrid complete signing of teenage defender Jose María Giménez". Sky Sports News. Marrë më 27 prill 2013.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Atleti maintain perfect start; ESPN FC, 14 shtator 2013
- ↑ "Elche 0-2 Atl Madrid". BBC Sport. 6 dhjetor 2014. Marrë më 6 dhjetor 2014.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Jose GIMENEZ" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2014. Marrë më 22 qershor 2014.
- ↑ "Uruguay World Cup 2014 squad" (në anglisht). The Daily Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
- ↑ "Mondiali, Uruguay, Lugano ancora out: contro l'Italia (ri)tocca a baby Gimenez" [Kupa e Botës, Uruguaji, Lugano ende jashtë: kundër Italisë ata do të kthehen te vogëlushi Giménez] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 21 qershor 2014. Marrë më 8 janar 2015.
- ↑ "Uruguay - J. Giménez - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 8 janar 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Giménez | National Football Team
Lidhje të jashtme
- José Giménez Arkivuar 2 nëntor 2014 tek Wayback Machine – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
