Josef Martínez

Josef Martínez
Informacioni personal
Emri i plotë Josef Alexander Martínez Mencia
Data e lindjes 19 maj 1993 (33 vjeç)
Vendi i lindjes Valencia, Venezuelë
Gjatësia 1.70 m (5 ft 7 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Torino
Numri 17
Karriera me të rinjtë
Caracas
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2010–2012 Caracas 36 (8)
2012–2014 Young Boys 37 (5)
2013–2014 → Thun (huazim) 18 (8)
2014– Torino 17 (2)
Karriera ndërkombëtare‡
2011– Venezuela U–20 4 (2)
2011– Venezuela 17 (3)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 12 dhjetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 31 prill 2015

Josef Alexander Martínez Mencia (lindur më 19 maj 1993) është një futbollistë venezuelian i cili luan me klubin italian Torino në Serie A dhe me kombëtaren venezueliane si sulmues.

Karriera

Caracas

Martínez bëri debutimin e tij me Caracas më 21 gusht 2010 kundër Estudiantes de Mérida, duke hyrë në fushë si zëvëndësues në minutën e 70të, duke kontribuar në fitoren 1–0. Ai shënoi golin e parë në barazimin 2–2 kundër Deportivo Petare më 21 nëntor 2010.[1]

BSC Young Boys

Më 3 janar 2012, Caracas lajmëroi se Martínez ishte shitur te Young Boys në Super Ligën Zvicerane me një marrëveshje katër vjeçare sëbashku me mbrojtësin e djathtë Alexander Gonzalez. Ai debutoi më 5 shkurt 2012 kundër Servette FC, ku Young Boys fituan 3–1. Pas një vargu me performanca të mira, Martínez u thirr në kombëtaren venezueliane, dhe sigurisht u shpërblye me ndeshjen e parë si titullar me klubin më 21 tetor 2012, ku ai shënoi edhe golin e parë me klubin me një gjuajtje "vollej" në minutën e 50të kundër Grasshopper Club Zürich.

Thun

Pas një sezoni në kryeqytetin e Zvicrës, ai u dërgua në huazim te Thun. Pasi shënoi 8 gola në 18 ndeshje me skuadrën nga Bernese Oberland, ai ishte golashënuesi më i mirë në Super Ligën Zvicrane gjë që bëri që Young Boys ta rithirrte sërisht.[2]

Torino

Më 7 qershor 2014, ai u transferua te klubi italian i Serie A Torino.[3] Ai debutoi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Europës në fitoren 3–0 kundër klubit suedez Brommapojkarna.[4] Ai shënoi golin e parë për Demat në ndeshjen e kthimit, e fituar 4–0 në Torino (7–0 rezultati i përgjithshëm).[5]

Më 7 dhjetor 2014, Martínez shënoi golin e tij të parë në Serie A në barazimin 2–2 kundër Palermos.[6] Katër ditë më vonë, ai shënoi dygolëshin e parë në Ligën e Europës kundër Copenhagen, që u mbyll me fitoren 1–5 të Torinos.

Kombëtarja

Martínez bëri debutimin e tij me kombëtaren më 7 gusht 2011 kundër El Salvadorit, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 76të.[1]

Golat me kombëtaren

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren venezueliane.
Nr.DataVendiKundështariGoliRezultatiKompedicioni
1.22 maj 2013Metropolitano de Mérida, Mérida, VenezuelëStampa:Country data El Salvador El Salvadori2–12–1Ndeshje Miqësore
2.14 gusht 2013Pueblo Nuevo, San Cristóbal, VenezuelëFlamuri Bolivia1–02–2Ndeshje Miqësore
3.31 mars 2015Lockhart Stadium, Fort Lauderdale, ShbaFlamuri Peruja1–01–0Ndeshje Miqësore

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 21 maj 2015

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
NdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Caracas 2010–11 214--71285
2011–12 154--00154
Total 3680071439
Young Boys 2011–12 11000--110
2012–13 8110--91
Total 1911100201
FC Thun 2013–14 188311113210
Total 188311113210
Torino 2014–15 510093144
Karriera në total 78184227510924

Kombëtarja

Redaktuar më 21 maj 2015

Kombëtarja venezueliane
VitiNdeshjeGola
201130
201230
201362
Total122

Referime

  1. 1 2 "Venezuela - J. Martínez - Profile with news, career statistics and history - Soccerway". Uk.soccerway.com. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2013. Marrë më 2012-05-24. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ↑ Marca.com
  3. ↑ "Martinez al Toro". Uebfaqja zyrtare e Torinos. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2014. Marrë më 7 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ "BROMMAPOJKARNA VS. TORINO 0 - 3". soccerway.com. Marrë më 2 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ "TORINO VS. BROMMAPOJKARNA 4 - 0". soccerway.com. Marrë më 8 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ↑ Torino 2–2 Palermo – Soccerway

Lidhje të jashtme