Josif Minga

Josif Minga është kompozitor, pedagog me titull Prof. Asoc. pranë Universitetit Fan Noli - Korçë.

Josif Minga ka lindur në Korçë më 14 qershor 1953. Mbaroi shkollën e mesme “Themistokli Gërmenji”, duke e shfaqur qysh herët prirje muzikore. Mësimet e para i mori në fizarmonikë, ku spikati si instrumentist virtuoz duke u vlerësuar 3 herë me vendin e parë në festivale. Kryen studimet e larta në Institutitn e Lartë të Arteve dhe diplomohet në 1976,  në degën Teori-Kompozim nën drejtimin e prof. Albert Paparisto dhe prof. Çesk Zadeja. Për 13 vjet më pas punoi si pedagog i lëndëve artistike, solfezh, harmoni, orkestracion në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë. U zgjodh antar i Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve të Shqipërisë dhe që nga viti 1976 dhe në vazhdim, sekretar i muzikës për degën e Korçës. Nga viti 1987-1993 u la të punojë si profesionist i lirë dhe nga viti 1993 e deri tani është prof.as. pranë Univesitetit “Fan. S. Noli”, Korçë në  lëndët: Edukim Artistik, Filozofi Arti, Trashëgimi Kulturore në ciklin e Bachelor dhe Master.

Ka kryer specializime në Itali, Angli, Belgjikë.

Minga është përfshirë qysh herët me krijimtari, në të gjitha gjinitë muzikore. Duke filluar nga muzika vokale, me këngë të lehta, përpunime, albume romancash në bashkëpunime me këngëtare të spikatura si Afërdita Zonja, Eli Fara, sopranoja bullgare Violeta Kacori. Të shumta janë pjesëmarrjet në Festivalet e këngës në RTSH ku është vlerësuar me çmime. Për t'u përmendur janë edhe opera "Liceistët" (1986), opereta "Ditë gëzimi" (1979), si dhe 12 korale accapella për kor miks (2009). E spikatur dhe e vlerësuar ka qenë Tema me variacione për oboe dhe orkestër (1976), Rapsodia "+,-" (2009). Ka shkruar gjithashtu për muzikë dhome, muzikë filmi dhe teatri. Prej më shumë se 40 vitesh, Minga ka qenë edhe udhëheqës e drejtues artistik i ansambleve dhe grupeve të ndryshme folklorike e artistike të qarkut Korçë, me pjesëmarrje në aktivitete brenda dhe jashtë vendit.

Josif Minga ka përpunuar rreth 120 këngë qytetare dhe popullore shqiptare. Për aktivitetin dhe kontributin e vet është vlerësuar me çmime dhe medalje të ndryshme.

Josif Minga është babai i muzikologes [[Mikaela Minga|Mikaela Minga.]

Josif Minga është babai i muzikologes Mikaela Minga.

1. Kontribute drejtimi, publikimi dhe menaxhimi artistik

Udhëheqës Artistik në 19 Festivale Folklorike ne Gjirokastër, Berat, Lushnjë, Strugë, Ohër, Prishtinë, Lezhë, nderuar 8 herë me çmim të parë dhe me shumë trofe dhe laurime. Udhëheqës Artistik i Ansamblit Folklorik “Skenderbeu” prej viti 1978 e në vazhdim. Deri më sot numërohen 28 shfaqje dhe përfaqësime jashtë shtetit si në Turqi, Greqi, Itali, Francë, Hollandë, Gjermani, Kroaci, etj. Udhëheqës Artistik ne 32 takime, festivale, konkurime ansamblesh muzikore, estradash që prej vitit 1975 Koordinator për Korçën i projektit kulturor “Qytetet krijuese”, 2008-2011. Mbështetur nga Swiss Cultural Programme Koordinator për Korçën i Festivalit Europian të Koreve, 2006-2008 24 pjesëmarrje në juri, stafe drejtimi te spektakleve televizive si “Mbrëmje të muzikës popullore, 12 në Hollywood, etj. Intervista radiofonike, televizive në media kombëtare dhe ndërkombëtare prej vitit 1972 e në vazhdim

2. Aktiviteti kryesor krijues me veprat e ekzekutuara brenda dhe jashtë.

Pjesëmarrës nga festival i 11-të i Këngës në RTSH me këngëtarët V. Zela, A. Hisku, T. Tërshana, Sh. Merdani, A. Zonja, L. Theodhori, F. Radi; - Ne Festivale të muzikës së lehtë në rrethe, - Festivale për fëmijë, popullore Me kënget “Kitaristët korçarë”,”Kiço Greço dhe Midhi Kostani”, “Bie po s’dua të fle”, Gërmat dhe sytë e zi”, “Si agimi i kuq”, “Mora shoqezen për krah”, “Me të kuq të mollës”, në tekstet e poetëve De Rada, Pogradeci, Asdreni, Xh.Spahiu, K.Petriti, S.Rusi, etj. Muzikë skenike, opereta për fëmijë “Ditë gëzimi” (1979); opera “Liceistët” (1986). Muzikë filmi e për kinostudion dhe TVSH-në, “Korrierët” (1976) “Goditja” (1981), “Streha e re” (1977), “Dy krisma në Paris” etj. Për veprat teatrale: “Një det helmi” (1997), “Zonjusha 39 vjeç” (2002). “Pazari” (2002), “Disko Harpagon” (2002). Vepra orkestrale, vokale, instrumentale ekzekutuar në Tiranë Prishtinë, Itali, Suedi, Greqi. Temë me variacone për oboe dhe orkestër, (1976) Rapsodi shqiptare “plus-minus”, (2009), për orkestër simfonike. “Mozaik nga Korça”, kuinteti frymor (2009) 12 korale accapella (2009) Përpunues i 180 këngëve popullore qytetare, duetin Theodhori-Vangjeli, si dhe krijime origjinale të publikuara në albume CD “Unë dhe ti” (2002), “ E paske një mall” (2004) me sopranon bullgare Violeta Kacori. “Po të pres” (1995), “Nostalgji” (1996), “Të dua për vete” (1999) të Eli Farës, “Këngëzat e kopshtit tim” (2003). Kompozimet, e himneve të shkollës “Raqi Qirinxhi”, “Sotir Gurra”, “Himni i Universitetit “Fan S. Noli”, himni i shkolles “Isuf Gjata” “Elegji për Lulushin”, këngë romisht – shqip “ Ma dëgjoni një fjalë”, 12 përpunime vokale orkestrale për këngëtarët G. Çako, I Libohova, T. Koço, A. Zonja, V. Kamenica, Laxarela, etj. Moderator i shfaqjes televizive “Dasma Korcare” (2012) për Top Channel

3. Aktiviteti Botues

Tekste solfezhi, shkrime artikuj intervista ne gazeta per muziken dhe kulturen shqiptare Libri “15 korale Accapela” Aranxhues i materialeve muzikore në librin me CD “Spanja Pipa La canzone urbana di Korca” Roma: Squilibri 2015 Botues i albumit në CD-se “Aromanian songs from Drenova”, Roma: Squilibri, 2018

4. Pjesëmarje në aktivitete nderkombetare

Prezantimi i iso-polifonise shqiptare në Itali Greqi, Bullgari, Austri, Kroaci nga 1975 e në vazhdim Kongresi Boteror i Unescos, Bullgari. Cioff International (2006) Panairet artistike Itali-Udine 2007-2009 “ Fest interfolk 44 Zagreb – Kroaci 2010

5. Gjuhët e huaja

Anglisht. Rusisht. Dëshmi Universiteti i Tiranës

6. Anëtarësimi

Anëtar i këshillit botues të revistës “Iso-Polifonia” Anëtar i Filarmonisë së Korinthit, Greqi Anëtar i Këshillit të kulturës në Bashkinë e Korçës N/kryetar i shoqatës artistike-kulturore “Iliria” Sekretar i CIOFF për Shqipërinë

7. Vlerësime

Titulli: “Nder i Qarkut Gjirokastër” Medalje: Naim Frasheri, Kl II. Protagonist i vitit 2007 “Mirënjohje për këngën korcare” 2008

8. Titulli

“MJESHTER I MADH“

Akorduar nga Presidenti i Republikës

Qershor 2018