Julien Duranville

Julien Duranville
Informacioni personal
Emri i plotë Julien Dienda M. Duranville[1]
Data e lindjes 5 maj 2006 (20 vjeç)
Vendi i lindjes Uccle, Belgjikë
Gjatësia 1.70 m (5 ft 7 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Basel
(në huazim nga Borussia Dortmund)
Numri 18
Karriera me të rinjtë
2013–2021 Anderlecht
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2022–2023 Anderlecht 6 (1)
2022–2023 RSCA Futures 4 (1)
2023– Borussia Dortmund 15 (0)
2025 Borussia Dortmund II 4 (0)
2026–Basel (huazim) 0 (0)
Karriera ndërkombëtare
2021–2022 Belgjika U16 12 (2)
2022– Belgjika U19 2 (0)
2024– Belgjika U21 4 (1)
2024– Belgjika 2 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 22 janar 2026
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 19 nëntor 2025

Julien Dienda M. Duranville (lindur më 5 maj 2006) është një futbollist profesionist belg i cili luan si sulmues për klubin zviceran, Basel, i huazuar nga klubi i Bundesligës, Borussia Dortmund, dhe për kombëtaren e Belgjikës.

Jeta e hershme dhe karriera me klubet

Duranville lindi në Uccle, Belgjikë, nga një baba nga Martinika dhe një nënë kongoleze nga Etterbeek.[2]

Duranville është produkt i akademisë së Anderlecht, duke nënshkruar kontratën e tij të parë në maj 2021. Ai bëri debutimin e tij profesionist më 22 maj 2022 në një barazim 1–1 në Divizionin e Parë A Belg kundër Club Brugge.[3] Më 27 janar 2023, Duranville nënshkroi për klubin e Bundesligës, Borussia Dortmund.[4] Në ndeshjen e fundit të sezonit 2022–23, ai bëri debutimin e tij në një barazim 2–2 kundër Mainz.

Më 11 tetor 2023, ai u emërua nga gazeta angleze The Guardian si një nga lojtarët më të mirë të lindur në vitin 2006 në mbarë botën.[5] Megjithatë, ai humbi pjesën më të madhe të sezonit 2023–24 për shkak të një lëndimi në muskujt e kofshës.

Më 17 gusht 2024, Duranville shënoi golin e tij të parë për "Verdhezinjtë" në një fitore 4–1 ndaj 1. FC Phönix Lübeck. Ai bëri debutimin e tij evropian në fitoren e thellë 7–1 të klubit kundër skuadrës skoceze Celtic.

Më 5 korrik 2025, në një ndeshje çerekfinale të Botërorit për Klube kundër Real Madrid, Duranville pësoi një lëndim (nxjerrje e shpatullës).

Më 22 janar 2026, Duranville iu bashkua kampionëve zviceranë Basel në huazim deri në fund të sezonit 2025–26.[6]

Karriera ndërkombëtare

Duranville debutoi për kombëtaren e Belgjikës më 6 shtator 2024 në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Izraelit në Hungari. Ai zëvendësoi Jérémy Doku në minutën e 74-të në fitoren 3–1 të Belgjikës.[7]

Statistikat e karrierës

Klubi

Përditësuar më ndeshja e luajtur më 8 nëntor 2025
Paraqitjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Evropë Të tjera Gjithsej
DivizioniNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Anderlecht 2021–22 Pro League Belge 00001[a]010
2022–23 Pro League Belge 61004[b]0101
Gjithsej 61004010111
RSCA Futures 2022–23 Challenger Pro League 4141
Borussia Dortmund 2022–23 Bundesliga 10000010
2023–24 Bundesliga 20000020
2024–25 Bundesliga 120119[c]02[d]0241
Gjithsej 150119020271
Borussia Dortmund II 2024–25 3. Liga 2020
2025–26 Regionalliga West 2020
Gjithsej 4040
Basel (huazim) 2025–26 Superliga Zvicerane 00000000
Gjithsej karriera 2921113030463
  1. Paraqitje në play-off të Pro League Belge
  2. Paraqitje në UEFA Europa Conference League
  3. Paraqitje në UEFA Champions League
  4. Paraqitje në FIFA Club World Cup

Referime

  1. "Squad List: FIFA Club World Cup 2025: Borussia Dortmund (GER)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 14 qershor 2025. fq. 6. Marrë më 15 qershor 2025.
  2. "Julien Duranville: Who is Borussia Dortmund's new Belgian wonderkid?". bundesliga.com (në anglisht).
  3. "Club Brugge vs. Anderlecht - 22 May 2022". Soccerway (në anglisht).
  4. "BVB verpflichtet Julien Duranville" (në gjermanisht). Borussia Dortmund. 27 janar 2023.
  5. "Next Generation 2023: 60 of the best young talents in world football". theguardian.com (në anglisht). 11 tetor 2023.
  6. "Julien Duranville leihweise zum FCB" (në gjermanisht). FC Basel. 22 janar 2026.
  7. "Belgium v Israel game report" (në anglisht). ESPN. 6 shtator 2024.

Lidhje të jashtme

  • Profili në faqen e Borussia Dortmund