KFF Tiranë
| KFF Tirana | |||
![]() | |||
| Të dhëna bazë | |||
| Pseudonimi(et) | Legjenda Bardhë e Blu, Tirona | ||
| Themelimi | 15 gusht 2007 | ||
| Stadiumi | Selman Stërmasi | ||
| Kapaciteti | 12.500 vende | ||
| Pronari | Oltion Kërnaja | ||
| Liga | Kampionati Kombëtar | ||
| 2024-2025 | 8. | ||
| Veshjet | |||
| |||
KFF Tirana (më parë quajtur Tirana AS) janë një nga klubet pioniere të futbollit të femrave në Shqipëri. Klubi u themelua në vitin 2007 dhe mori pjesë në turneun e parë kompetitiv në Shqipëri organizuar nga FSHF, së bashku me Jubani Shkodër, Tropojë, Olimpik, Rubiku, Memaliaj dhe The Door Albania.
KFF Tirana menaxhohet dhe drejtohet nga Z.Oltion Kërnaja i cili është përpjekur të vazhdojë traditën e suksesshme të ish-trajnerit Altin Rraklli, nën drejtimin e të cilit u fituan 2 trofe madhore. Gjithsesi sezonet e fundit, edhe pse Tirana AS ka dhënë paraqitje dinjitoze nuk ka fituar më trofe.
KFF Tirana u shpallën kampionë të të parit Kampionat Kombëtar në 28 janar, 2009 pasi shkatërruan 4-0 ekipin Jubani Shkodër. Bardheblutë janë gjithashtu fituesit e parë të Kupës të sezonit 2009-10.[1] Duke u bërë kështu fitues të dy veprimtarive të para zyrtare organizuar në Shqipëri për futbollin e femrave.[2]
Është dega e Futbollit (Femra) të Klubit Multisportësh SK Tirana.
Arritjet Kombëtare
- Kampionati Kombëtar - 1 (2009-10)
- Kupa Kombëtare - 1 (2009-10)
Rajonale
- Kupa e Pavarësisë së Kosovës: 2018[3]
Referime
- ↑ RSSSF
- ↑ Tirana AS fitojnë të parin eveniment zyrtar në Shqipëri!
- ↑ "Tirana AS fiton kupën pas penalltive". Newsport.al. 16 shkurt 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2018. Marrë më 16 shkurt 2018.
Shih edhe
- KF Tirana në Futboll
- Futsal Klub Tirana në Minifutboll (Meshkuj)
- PBC Tirana në Basketboll Meshkuj
- PBC Tirana në Basketboll Femra
- KV Tirana në Volejboll Meshkuj
- KV Tirana në Volejboll Femra
