KF Shkëndija

Shkëndija
KF Shkëndija
KF Shkëndija
Të dhëna bazë
Emri i plotë Klubi i Futbollit Shkëndija
Pseudonimi(et) Ballistët
Themelimi 27 gusht 1979 (1979-08-27)
Stadiumi Ecolog Arena
Kapaciteti 15,000
Pronari Ecolog
Kryetari Zamir Dika
Trajneri Jeton Beqiri
Liga 1. MFL
2025–26 Vendi 2
Uebfaqja kfshkendija.com
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi i Futbollit Shkëndija (maqedonisht: ФК Искра), i njohur zakonisht si Shkëndija, është një klub profesional i bazuar në futbollit. në Tetovë, Maqedonia e Veriut. Stadiumi i tyre në shtëpi është Ecolog Arena dhe ata aktualisht luajnë në Ligën e Parë e Maqedonisë. Në sezonin 2010–11, klubi fitoi kampionatin e tij të parë.

Historia

1979: Themelimi

KF Shkëndija u themelua në vitin 1979 nga kominiteti i shqiptarëve etnik në Tetovë. Klubi vendosi ngjyrat kuq e zi në fanellën e tyre dhe fitoi me rezultatin 4–0 kundër FK Kosmos në ndeshjen e parë zyrtare në historinë e tyre. Klubi fitoi popullaritet të madh nga shqiptarët, duke i ngjitur kategoritë e futbollit jugosllav. Megjithatë, klubi u pa me lente nacionaliste nga regjimi jusgosllav, që e detyroi të mbyllej në vitin 1981. Klubi vazhdoi të ishte jo-aktiv deri në vitin 1992 kur Maqedonia fitoi pavarësinë nga Jugosllavia. Pas kësaj ngjarje, klubi filloi aktivitetin dhe ngjitjen drejt ligës elitare.

Ne vitin 1981, në ish-Jugosllavi kishte shumë trazira politike. Ishte një periudhë shumë e vështirë dhe me shumë vuajtje për shqiptarët anembanë në at shtet, ku çdo organizatë që konsiderohej si shqiptare nga ana e komunistëve në pushtet, menjëher mbylleshte me forcë. Mjerisht, ky fat i keq e kaploi edhe klubin tonë të dashur; Shkëndija Tetovë.

Në vitin 1981, K.F. Shkëndija Tetovë u mbyll nga pushteti komunist në baza se ishte tepër shqiptar në orientim. Edhe pse Shkëndija nuk vdiq asnjëher nga shpirti dhe zemrat e popullit shqiptar, nuk ishte deri në vitin 1992 kur Shkëndija përsëri mundi të themelohet si klub profesionist në Maqedoni, pas rrënimit te Jugosllavisë.

Në sezonën e parë pas riformimit në 1992-93, Shkëndija filloj prap prej zero por nisi me shumë zell, me nje organizim të ngurtë dhe me gëzim të tejskajshëm për popullin shqiptar. Klubi jonë i filloi garat ne ligën më të ulët, pra atë komunale, dhe me bindje u koronua kampion. Si kampion, Shkëndija u avancua në ligën e tret.

Në sezonëm e dytë, Shkëndija filloi të garonte në ligën e tretë të zonës veriperëndimore. Shkëndija përsëri luante futboll te mrekullueshëm, dhe luftonte për titull edhe këtë herë. Titulli i kampionit ishte në dilemë deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Dhe fati ishte ashtu që ndeshja e fundit të luhej midis dy skuadrave qe luftonin për titull. Në një atmosferë madhështore dhe shumë të tensionuar, stadiumi i qytetit në Tetovë vlonte dhe tejkalonte kapacitetin për spektatorë. Në këtë ndeshje ballafaqoheshin ne fushën e gjelbërt Shkëndija që aktualisht ndodheshte ne vendin e dytë dhe Fortuna qe ndodheshte ne vendin e parë. Në këtë ndeshje vendimprurëse, skuadra që del fituese, gjithashtu shpalleshte kampione. Shkëndija ngadhënjon sërish në një mënyrë mbresëlënëse, shpallet kampion dhe avancohet përsëri. Pas kësaj Shkëndija nuk shikoj mbrapa asnjëherë më dhe arriti te garoje deri ne ligën më të lartë.

Në sezonen e vitit 2003/2004, klubi riorganizohet dhe kalon nga K.F. Shkëndija HB në K.F. Shkëndija '79 dhe serish kthehet ne ligën e parë pas ketij sezoni, ku sot e kësaj dite garon.

Ne Nëntor te vitit 2004 Shkëndija e festoi 25 vjetorin e ekzistimit te saj, ku në stadiumin e qytetit u zhvillua një ndeshje mes veteranëve të Shkëndijës për nder te 25 vjetorit. Manifestimi filloj me një koncert me grupe dhe këngëtarë të njohur.

Ndër vite Shkëndija është njohur me emra si Shkëndija Tetovë, Shkëndija HB, dhe tash Shkëndija '79, por gjithmonë ka qenë Shkëndija dhe gjithmonë do të jetë.

Ballistët

Mbështetësit e KF Shkëndija janë Ballistet, të quajtur kështu sipas luftëtarëve nacionalist shqiptaretë të Luftës së Dytë Botërore . Kur Klubi është formuar në vitin 1979, përdorimi i nacionalizmit ishte i ndaluar nga qeveria. Mbështetësit e quajtën veten BAL, duke e përdorur tre shkronjat e para të Ballit Kombëtar. Kur Shkëndija u rikthye në me Ligen Maqedonase të Futbollit , mbështetësit u ri-themeluan si Ballistë. Ata janë një ndër grupi më i mirë në trojet Shqiptare në cdo ndeshje te Shkendijes ata mblidhen ne numer te madh tifozesh

Sukseset

  • Liga e Parë e Maqedonisë
    • Kampion (5): (2010-11, 2017-18, 2018-19, 2020-21, 2024-2025)
    • Vendi dytë (2): (2015-16, 2016-17)
  • Liga e Dytë e Maqedonisë
    • Kampion (3): (1995-96, 1999-00, 2009-10)
    • Vendi i dytë (1): (2003-04)
  • Kupa e Maqedonisë
    • Kampion(2): (2016, 2018)
    • Vendi i dytë (2): (2006, 2013)
  • Superkupa e Maqedonisë
    • Kampion (1): (2011)

Skuadra aktuale

Përditësuar më 22 korrik 2025[1]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
2 Shqipëria Mb Aleksandër Trumçi
4 Maqedonia e Veriut Mf Reshat Ramadani (on loan from Dynamo Kyiv)
5 Shqipëria Mb Klisman Cake
6 Nigeria Mf Adamu Alhassan
7 Maqedonia e Veriut Sm Besart Ibraimi (captain)
8 Maqedonia e Veriut Mf Florent Ramadani (vice-captain)
9 Maqedonia e Veriut Sm Fiton Ademi
10 Kosova Mf Endrit Krasniqi
11 Xhamajka Mb Ronaldo Webster
15 Maqedonia e Veriut Mb Imran Fetai
16 Maqedonia e Veriut Mb Mevlan Murati
17 Shqipëria Mf Arbin Zejnullai
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
19 Maqedonia e Veriut Sm Vane Krstevski
22 Maqedonia e Veriut Mb Numan Ajetovikj
24 The Gambia Pt Baboucarr Gaye
25 Maqedonia e Veriut Pt Astrit Amzai
26 Maqedonia e Veriut Mb Anes Meliqi
27 Maqedonia e Veriut Sm Lorik Kaba
28 Shqipëria Mf Kamer Qaka
29 Senegal Sm Fabrice Tamba
30 Maqedonia e Veriut Pt Ferat Ramani
38 Maqedonia e Veriut Mf Amir Nuhija
77 Shqipëria Sm Liridon Latifi

Stadiumi

References

  1. "Our team" (në anglisht). KF Shkëndija. 18 mars 2025. Marrë më 18 mars 2025.

Lidhje të jashtme