Kadri Cakrani

Kadri Cakrani (1903 - 1972) ka qenë ushtarak shqiptar dhe ndër themeluesit e komandantët e forcave të Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Biografia

U lind në Cakrankazasë së Mallakastrës, i biri i Bektash bej Cakranit. Shkollën fillore dhe atë qytetëse i ndoqi dhe i kreu në Berat, deri kur gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez, i ati me xhaxhanë Hajredin beun i mundësojnë një bursë studimi në Akademinë Ushtarake Tereziane.[1]

Ndër dokumentimet e themelimit të Ballit, më 13 prill ose në Shkodër më 31 gusht 1939, njihet ndër themeluesit e kësaj organizate.[2] Shtatorin e 1943 qe me detyrë qarkkomandant i Beratit.[3]

Me përparimin e komunistëve, nga java e tretë e shtatorit 1944 arrin të largohet drejt Italisë me krerët e tjerë të Ballit me një varkë mundësuar nga Abwehr.[4] U përfshi nga qeveria Hoxha në listën e kriminelëve që i kërkuan Aleatëve,[5] nga droja e dorëzimit u kërkoi autoriteteve italiane emigrimin e organizuar drejt Sirisë më 1948.[6]

Referime

  1. "Një ditë pranë stendave të muzeut Solomoni në Berat". telegraf.al. 1 maj 2018. Marrë më 10 shkurt 2020.
  2. Laçi, Leonora (2015). Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1955. Shkodër: Rozafat. fq. 30. ISBN 9789928429957.
  3. Bimo, Kastriot (20 gusht 2019). "Si i shpëtoi komandanti i Ballit, Kadri Cakrani, familjet hebreje të strehuara në Berat më 1943". telegraf.al. Marrë më 10 shkurt 2020.
  4. Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at War, 1939-1945 (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 229. ISBN 9781850655312.
  5. Tare, Auron (22 korrik 2019). "Kujtimet e Kadri bej Cakranit, ose historia sipas një humbësi". Dita. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2020. Marrë më 10 shkurt 2020. Arkivuar 22 shkurt 2020 tek Wayback Machine
  6. "1948, CIA: Shqiptarët duan të emigrojnë drejt Sirisë, frikë se i dorëzojnë tek Enver Hoxha". tiranatoday.al. 9 mars 2019. Marrë më 10 shkurt 2020.