Kalendari ekologjik
Kalendari botëror i mjedisit përfshin ditët e caktuara kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimin mbi çështjet mjedisore. Këto ditë përfshijnë tema të ndryshme si biodiversiteti, ruajtja e specieve, mbrojtja e pyjeve, ujit, tokës, oqeaneve dhe klimës, si dhe shëndeti publik i lidhur me mjedisin.
Ditët e ndërgjegjësimit për speciet theksojnë rëndësinë e biodiversitetit, me synimin për të shtuar kuptimin dhe vlerësimin e tij. Studimet kanë treguar se disa prej këtyre ditëve nxisin rritjen e kërkimit dhe pasurimit të të dhënave përkatëse gjë që mund të çojë në shtim të fondeve për ruajtjen e natyrës nga organizatat bamirëse dhe grupet e avokimit.
Përveç ditëve të lidhura me speciet, kalendari përfshin edhe data të shpallura nga organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, UNESCO dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilat lidhen me tema globale si ndryshimet klimatike, paqja, konsumi i qëndrueshëm dhe edukimi mjedisor. Këto ditë shërbejnë si mjet edukimi dhe mobilizimi, duke i kujtuar shoqërisë rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
| Data | Emërtimi | Fusha |
|---|---|---|
| 2 shkurt | Dita Botërore e Ligatinave | Ekologji; Ujë |
| 15 mars | Dita Botërore e Konsumatorit | Shoqëri; Ekologji |
| 20 mars | Dita Botërore e Harabelit | Ekologji, Shpezëtari |
| 21 mars | Dita Ndërkombëtare e Pyjeve | Pylltari; Mjedis |
| 22 mars | Dita Botërore e Ujit | Hidrologji; Mjedis |
| 23 mars | Dita Ndërkombëtare Meteorologjike | Meteorologji |
| 7 prill | Dita Botërore e Shëndetit | Shëndetësi |
| 22 prill | Dita Ndërkombëtare e Tokës | Shkenca e Tokës; Mjedis |
| 9 maj | Dita Ndërkombëtare e Zogjve | Zoologji; Mjedis |
| 15 maj | Dita Ndërkombëtare e Ndryshimeve Klimatike | Klimatologji; Mjedis |
| 22 maj | Dita Botërore e Biodiversitetit | Biologji; Ekologji |
| 24 maj | Dita Evropiane e Parqeve | Mbrojtja e natyrës; Mjedis |
| 31 maj | Dita Botërore kundër Duhanit | Shëndetësi; Mjedis |
| 5 qershor | Dita Botërore e Mjedisit | Ekologji; Mjedis |
| 8 qershor | Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve | Oqeanografi; Mjedis |
| 17 qershor | Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës | Ekologji; Tokë |
| 11 korrik | Dita e Popullsisë | Demografi; Mjedis |
| 16 shtator | Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit | Atmosferë; Mjedis |
| 21 shtator | Dita Ndërkombëtare e Paqes | Shoqëri; Mjedis |
| 22 shtator | Dita e Lëvizjes pa Makina | Transport; Ekologji |
| 26 shtator | Dita e Maleve të Pastra | Gjeografi; Mjedis |
| 4 tetor | Dita Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve | Zoologji; Mjedis |
| 5 tetor | Dita Botërore e Habitateve | Ekologji; Mjedis |
| 15 tetor | Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë | Rekreacion; Mjedis |
| 16 tetor | Dita Botërore e Ushqimit | Bujqësi; Mjedis |
| 27 tetor | Dita Botërore e Trashëgimisë | Kulturë; Mjedis |
| 3 nëntor | Dita e Ajrit të Pastër | Atmosferë; Mjedis |
| 17 nëntor | Dita e Lëvizjes Ekologjike | Shoqëri; Ekologji |
| 24 nëntor | Dita Ndërkombëtare e Mbjelljes së Pemëve | Pylltari; Mjedis |
| 11 dhjetor | Dita Ndërkombëtare e Maleve | Gjeografi; Mjedis |