Kampionati

Kampionati është garë a lojë sportive, në mbarim të së cilës sportisti ose ekip pjesëmarrës, që zë vendin e parë, nderohet me titullin e kampionit, merr një kupë, një flamur etj[1].

  • Kampionati Botëror është një garë e nivelit botërorë d.m.th. ndërkombëtarë nga të gjitha anët e botës në degë të ndryshme sportive si p.sh. : Kampionati Botëror i Basketbollit, Kampionati Botëror i Futbollit, Kampionati Botëror Formula 1.
  • Kampionati Kontinental është kampionat i nivelit ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit nga anë të ndryshme të kontinentit në sporte të ndryshme si p.sh. : Kampionati Evropian i Futbollit.
  • Kampionati kombëtarë është garë e nivelit lokal.

Burim i të dhënave

  1. Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980