Kapota

Kapota është një film i shkurtër (8') i prodhuar në 2008. [1]

Skenari

Një nënë mendon se po shkon në një takim të papritur me të birin, ushtar që shërben në front. Ajo është e mberthyer nga dashuria për të, ndonëse prezenca e dikujt që vjen bashkë me të, e bën të ketë një ndjenjë të çuditshme, sikur ky mund të jetë takimi i fundit.

Regjisori dhe ekipi

  • Regjia: Ervis Koçi
  • Aktorët: Suzana Prifti, Ledion Zoi
  • Prodhuar nga: Akademia e Filmit & Multimedias Marubi

Referime

  1. ↑ Katalog festivali i 13-të i Filmit Shqiptar (2012) nga Qendra Kombëtare e Filmit