Kategoritë IUCN

Logo e IUCN

Kategoritë IUCN janë kategori sipas të cilave janë klasifikuar zonat e mbrojtura nga ana e IUCN e që njihen edhe si kategori të menaxhimit të zonave të mbrojtura nga IUCN. Këto janë kategori të përdorura për të klasifikuar zonat e mbrojtura në një sistem të vetëm e që janë zhvilluar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).[1][2]

Regjistrimi i zonave të tilla është pjesë e një strategjie që përdoret për ruajtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetit në botë. IUCN ka zhvilluar sistemin e kategorive të menaxhimit të zonave të mbrojtura për të përcaktuar, regjistruar dhe klasifikuar gamën e gjerë të qëllimeve dhe shqetësimeve specifike kur kategorizoni zonat e mbrojtura dhe objektivat e tyre. Kjo metodë e kategorizimit njihet në shkallë globale nga qeveritë kombëtare dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Konventa për Diversitetin Biologjik.[3]

Kategoritë

Kategoritë e Zonave të Mbrojtura IUCN
( IUCN Protected Area Categories )
Kategoria Përcaktimi Karakteristikat
Rezervat Strikt Natyral / Zonë e Natyrës së Egër
(Strict Nature Reserve / Wilderness Area)
IaRezervat Strikt NatyralZonë e mbrojtur që synon kërkimin shkencor dhe monitorimin e mjedisit.[4]
IbZonë e Natyrës së EgërZakonisht sipërfaqe e madhe toke ose deti që synon mbrojtjen e egërsisë së kafshëve dhe specieve bimore.[5]
Park Kombëtar
(National Park)
IIPark KombëtarZonë e mbrojtur që synon mbrojtjen e një ekosistemi me mundësinë e përdorimit për qëllime rekreative.[6]
Monument Natyror
(Natural Monument or Feature)
IIIMonument NatyrorZonë e mbrojtur që synon ruajtjen e elementeve natyrorë specifikë të një vlere të veçantë natyrore.[7]
Zonë e Menaxhuar e Habitateve / Llojeve
(Habitat / Species Management Area)
IVZonë e Menaxhimit të Habitateve /LlojeveZonë e mbrojtur që i nënshtrohet ndërhyrjes aktive për qëllime menaxhimi, në mënyrë që të sigurojë mirëmbajtjen e habitateve dhe / ose të plotësojë kërkesat e specieve specifike.[8]
Peizazh i Mbrojtur Tokësor / Detar
(Protected Landscape / Seascape/Area)
VPeizazh i Mbrojtur Tokësor / DetarZonë e mbrojtur që synon mbrojtjen dhe përdorimin e zonave, detare ose tokësore, në të cilat bashkëveprimet midis popullsisë dhe natyrës i kanë dhënë jetë, elementëve me vlerë të veçantë estetike, ekologjike dhe / ose kulturore.[9]
Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara
(Managed Resources Protected Area)
VIZonë e Mbrojtur e Burimeve të MenaxhuaraZonë e mbrojtur që synon përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore, ku konservimi i biodiversitetit është i kombinuar me prodhimin e produkteve natyrore që mund të plotësojnë nevojat e popullatës lokale.[10]

Shih edhe

Referime

  1. ↑ Francoise Burhenne-Guilmin (2011). Guidelines for Protected Areas Legislation (në anglisht). IUCN. fq. 147. ISBN 9782831712451.
  2. ↑ Mike J. Jeffries (2006). Biodiversity and conservation (në anglisht) (bot. 2nd). Psychology Press. fq. 191. ISBN 9780415342995.
  3. ↑ "IUCN Guidelines for Applying Protected Area Management Categories, Published 2 October 2008". Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2016. Marrë më 15 maj 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ Category Ia Strict Nature Reserve
  5. ↑ IUCN Protected Area Categories System. IUCN.org (zuletzt abgerufen 10. Februar 2013) – dort der englische Originaltext.
  6. ↑ Category II National Park Arkivuar 2014-04-07 tek Wayback Machine
  7. ↑ "Category III Natural Monument or Feature". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2014. Marrë më 28 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ↑ Category IV Habitat/Species Management Area
  9. ↑ "Category V Protected Landscape/Seascape". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2014. Marrë më 28 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ↑ Category VI Protected Area with sustainable use of natural resources

Lidhje të jashtme