Kendrick Lamar

Kendrick Lamar Duckworth
Kendrick Lamar në 2025
Lindi (1987-06-17) 17 qershor 1987
Emrat e tjerëK.Dot • Kung Fu Kenny
ProfesioniReper • këngëtar • autor tekstesh • producent muzikor
Vite aktiviteti2003-aktualisht
OrganizatapgLang
Bashkëshort/ëtWhitney Alford (fejuar 2015)
Fëmijë2
Të afërmBaby Keem (kushëri), Nick Young (kushëri)
Karriera muzikore
ZhanretHip hopRep
InstrumentiVokali
Labeli
  • Interscope
  • TDE
  • Aftermath
Ish-anëtarBlack Hippy
Faqja në rrjetoklama.com
Nënshkrimi

Kendrick Lamar Duckworth (lindur më 17 qershor 1987) është një reper, këngëtar dhe producent muzikor amerikan. Lamar konsiderohet si një nga reperët më të mirë të të gjitha kohërave, duke fituar dhe çmimin Pulitzer Prize for Music në 2018.[1] Lamar ishte i pari që fitoi çmimin duke qenë jashtë kategorisë së muzikës klasike ose xhezit. Ai njihet për muzikën e tij, të rrënjuar në hip-hopin e Gjirit Perëndimor (SH.B.A), tekstet kritikuese ndaj politikës dhe tekstet të cilat shprehin problemet shoqërore ndaj kulturës Afrikano-Amerikane.

Lindur dhe rritur në Kompton, Kaliforni, Lamar nisi të krijojë muzikë gjatë kohës së tij në shkollë të mesme me emrin artistik K.Dot.[2] Ai hyri në labelin Top Dawg Entertainment më 2005 dhe bashkpunoi në zbulimin e supergrupit Black Hippy.[3] Pasi Lamar lëshoi albumin e tij të parë me nënzhanrin e repit alternativ, Section.80, ai nënshkroi një kontratë me labelin Interscope Records dhe Aftermath Entertainment me anë të Dr. Dre.[4] Albumi i dytë me nënzhanrin rep gangster, Good Kid, M.A.A.D City, u bë albumi me më kohë të gjatë në Billboard 200 dhe albumi u quajt albumi më i mirë konceptual sipas Rolling Stone (revista). Më 2015, Lamar pati teken e parë të vendit të parë në Billboard 100 nga remiksi i këngës "Bad Blood" me Taylor Swift dhe lëshoi albumin e tij të tretë To Pimp a Butterfly, i cili lidhi zhanrin hip-hop me zhanrat Afrikano-Amerikane. Lamar vazhdoi të nxjerri albume si DAMN., Mr. Morale & the Big Steppers dhe GNX.[5]

Referime

  1. "The Pulitzer Prizes". www.pulitzer.org (në anglisht). Marrë më 22 dhjetor 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  2. "Njihuni me karrierën e suksesshme të një prej artistëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit, Kendrick Lamar! | Gazeta Shqip". gazeta-shqip.com. Marrë më 2025-12-22.
  3. "Black Hippy", Wikipedia (në anglisht), 2025-12-21, marrë më 2025-12-22
  4. "Revolt.tv". REVOLT (në anglisht). Marrë më 2025-12-22.
  5. "Kendrick Lamar Albums and Discography". Genius (në anglisht). Marrë më 2025-12-22.