Kodra e Dëshmorëve

Kodra e Dëshmorëve ose (ish-popovica) e cila gjindet në jugperëndim të Gjilanit, e cila deri në gjysmën e shekullit të kaluar ka qenë e veshur me vreshta dhe pemë të ndryshme por pas disa kohëve është shëndrruar në tokë të pjellshme dhe kullota. Kurse tani ka ndërruar pamjen dhe kryeshisht është pjesë e urbanizuar e qytetit. Në pjesën lindore të saj tani ndodhet rezervari i ujësjellësit të qytetit kurse në maje janë Varrezat e Dëshmorëve te UÇK-së.[1]