Kodrion

Kodrioni, Codrion ose Codrio ishte një qytet i lashtë në Ilirinë jugore, i vendosur diku në veri të Malit të Tomorrit, në Shqipërinë e sotme. Vendbanimi supozohet se është identifikuar me mbetjet arkeologjike të një siti të fortifikuar në lokacionin e njohur si Kalaja e Irmajt, në rrethin e Gramshit .[1][2][3] Qyteti përmendet në ngjarjet në lidhje me luftërat iliro-romake dhe ato maqedonase.[4]

Shkrimtari romak Livy e përshkruan Kodrion si një qytet mjaft të fortë dhe të fortifikuar (oppidum).[5] Ai ishte i vendosur në një pozicion strategjik të mjaftueshëm për të garantuar një garnizon romak pas kapjes së tij.[6]

Shih edhe

Literatura

  • Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière; Griffith, Guy Thompson (1972). A History of Macedonia: Historical Geography and Prehistory (në anglisht). Vëll. I. Oxford: Clarendon Press.
  • Hammond, N. G. L. (1976). Stillwell, Richard; MacDonald, William L.; MacAllister, Marian Holland (red.). The Princeton Encyclopedia of Classical Sites (në anglisht). Princeton, NJ: Princeton University Press. ISBN 9781400886586.
  • Morton, Jacob Nathan (2017). "Shifting Landscapes, Policies, And Morals: A Topographically Driven Analysis Of The Roman Wars In Greece From 200 Bc To 168 Bc". Publicly Accessible Penn Dissertations (në anglisht). 2484. University of Pennsylvania.

Referime

  1. ↑ Morton 2017, f. 37
  2. ↑ Hammond & Griffith 1972
  3. ↑ Hammond 1976
  4. ↑ Morton 2017
  5. ↑ Morton 2017, f. 18
  6. ↑ Morton 2017, f. 35