Kombëtarja algjeriane e futbollit, i mbiquajtur Luftëtarët e Shkretëtirës, është një ekip prej futbollistësh që përfaqëson Algjerinë në garat ndërkombëtare si Ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe Kupa e Kombëve të Afrikës.
Federata Algjeriane e Futbollit u themelua në 1963 dhe është e lidhur me FIFA (që nga viti 1963) dhe me CAF (që nga viti 1964). Skuadra kombëtare e futbollit të Algjerisë arriti pozicionin e saj më të lartë në rankimin botëror të FIFA-s në tetor 2014 në vendin e 15-të, nga pozita e tyre më e ulët në qershor 2008 në vendin e 103-të. Përveç kësaj, skuadra ka shënuar suksese të mëdha duke fituar Kupën e Kombëve të Afrikës dy herë, në vitet 1990 dhe 2019.
Stadiumi
Stadiumi Nelson Mandela me kapacitet 40,000 është një stadium modern në Algjer dhe shpesh përdoret për ndeshjet ndërkombëtare.
Algjeria nuk ka një stadium zyrtar kombëtar dhe skuadra ka luajtur në terrene të ndryshme në të gjithë vendin. Stadiumi Nelson Mandela është vendi më i njohur pas Stadiumit të 5 Korrikut 1962, të dy terrenet ndodhen në kryeqytetin Algjer.