Kombëtarja ganeze e futbollit

Gana
Shirt badge/Association crest
KonfederataCAF
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
Renditja e FIFA-s
Aktuale 60 Decrease 1 (20 korrik 2023)[1]
Më e larta14
Më e ulëta89

Kombëtarja ganeze e futbollit, me nofkën Yjet e Zinj, është ekipi kombëtar i Ganës, i kontrolluar nga Shoqata e Futbollit të Ganës. Ekipi u kualifikua për Kampionatin Botëror për herë të parë në 2006 dhe ka arritur në finalen e Kupa e Kombeve të Afrikës nëntë herë.

Gana ka pasur gjithashtu sukses të konsiderueshëm në nivelin e të rinjve. Ata kanë fituar Kupën e Botës nën 17 vjeç dy herë (1991, 1995) dhe gjithashtu kanë fituar Kupën e të Rinjve FIFA një herë (2009). Ekipi senior ka fituar katër herë Kupën Afrikane të Kombeve (1963, 1965, 1978, 1982), duke e bërë Ganën ekipin e tretë më të suksesshëm në historinë e kupës, pas fituesit shtatë herë Egjipt dhe fituesit pesë herë Kamerun.

Kombëtarja njihet për lojën e tij teknike, të shpejtë dhe krijuese, e cila përfaqëson një stil dallues të futbollit afrikan. Emri "Yjet e Zinj" i referohet yllit të zi në flamurin e vendit, i cili simbolizon unitetin dhe lirinë afrikane.

Historiku

Shoqata e Futbollit të Ganës u formua në vitin 1950 si Gold Coast dhe është anëtare e FIFA dhe CAF.

Suksesi më i madh i ekipit ishte kur u kualifikua në çerek-finalet e Kampionatit Botëror në 2010.

Kampionati Botërorë

Kupa e Kombeve të Afrikës

  • 1957 - Pjesë e Mbretërisë së Bashkuar
  • 1959 - Nuk morri pjesë
  • 1962 - Nuk u kualifikua
  • 1963 - Kampion
  • 1965 - Kampion
  • 1968 - Nënkampion
  • 1970 - Nënkampion
  • 1972 - Nuk u kualifikua
  • 1974 - Nuk u kualifikua
  • 1976 - Nuk u kualifikua
  • 1978 - Kampion
  • 1980 - Faza grupore
  • 1982 - Kampion
  • 1984 - Faza grupore
  • 1986 - Nuk u kualifikua
  • 1988 - Nuk u kualifikua
  • 1990 - Nuk u kualifikua
  • 1992 - Nënkampion
  • 1994 - Çerekfinale
  • 1996 - Vëndi i 4të
  • 1998 - Faza grupore
  • 2000 - Çerekfinale
  • 2002 - Çerekfinale
  • 2004 - Nuk u kualifikua
  • 2006 - Faza grupore
  • 2008 - Vëndi 3të
  • 2010 - Nënkampion
  • 2012 - Vëndi i 4të
  • 2013 - Vëndi i 4të
  • 2015 - Nënkampion
  • 2017 - Vëndi i 4të
  • 2019 - Çerekfinale
  • 2021 - Faza grupore
  • 2023 - Faza grupore
  • 2025 - Nuk u kualifikua

Referime

  1. ↑ "The FIFA/Coca-Cola World Ranking". FIFA (në anglisht). 20 korrik 2023. Marrë më 20 korrik 2023.