Kombëtarja kanadeze e futbollit, ose Les Rouges(Të Kuqtë) siç quhen me nofkën e tyre – është ekipi kombëtar i Kanada, i kontrolluar nga Shoqata Kanadeze e Futbollit (Anglisht: Canada Football Association, Frëngjisht: Association canadienne de soccer).
Ata kanë fituar dy herë Kupën e Artë CONCACAF (1985, 2000). Ata janë kualifikuar dy herë për Kupën e Botës, në 1986 dhe 2022, dhe janë paraqitur gjithashtu në Kupën e Konfederatave 2001. Ata gjithashtu e kanë fituar turneun olimpik një herë (1904). Kanadaja është e vetmja skuadër, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën, që ka fituar turneun kontinental të rajonit, Kupën e Artë CONCACAF.