Konrad Peutinger

Peutinger në një gravurë të Rilindjes

Conrad Peutinger (14 tetor 1465 – 28 dhjetor 1547) ishte një humanist, jurist, diplomat, politikan dhe ekonomist gjerman. Një zyrtar i lartë në qeverinë komunale të qytetit perandorak të Augsburgut, ai shërbeu si këshilltar i perandorit Maksimiliani I dhe pasardhësit të tij Karlit të V. Peutingar ishte i njohur gjithashtu si një antikuarist i pasionuar, ai mblodhi, me ndihmën e gruas së tij, Margareta Welser (14811552), një nga bibliotekat më të mëdha private në veri të Alpeve.[1]

Vepra

Botim i një pjese të Tabula Peutingeriane nga Abraham Ortelius

Peutinger korrespondonte me studiues të shquar humanistë bashkëkohorë si Erazmi i Roterdamit, Jacob Sturm von Sturmeck dhe Willibald Pirckheimer. Gjatë përhapjes globale të shtypshkronjës ai studioi vepra të shumta klasike filologjike dhe juridike nga Italia. Në vitin 1520 ai ishte një nga të parët që botoi mbishkrimet romake (Inscriptiones Romanæ), një vepër që është cituar si më e shquara e shkrimeve të tij mbi antikitetet klasike.

Stema e Familjes Peutinger, 1516

Emri i Peutingerit lidhet kryesisht me të famshmen Tabula Peutingeriana, një kopje mesjetare e një harte të botës antike të vonë të rrugëve romake duke filluar nga Ishujt Britanikë e deri në Indi dhe Azinë Qendrore. Ajo u zbulua nga studiuesi vjenez, Conrad Celtes, i cili në vitin 1507, ia dorëzoi Peutingerit për botim. Pjesë të hartës nuk u botuan deri në vitin 1591 nga shtëpia botuese e Jan Moretus me bazë në Antverpen dhe në vitin 1598, nga i afërmi i Peutingerit, Marcus Welser dhe Abraham Ortelius. E rizbuluar në vitin 1714, ajo u arkivua në Bibliotekën Perandorake të Vjenës dhe u botua për herë të parë në tërësi nga Franz Christoph von Scheyb në vitin 1753.

Peutinger gjithashtu shtypi fillimisht historinë GeticaJordanes[2] dhe Historia Langobardorum e Paulus Diaconus.

Shih edhe

Referime

  1. D. C. Gilman; H. T. Peck; F. M. Colby, red. (1905). "Peutinger, Konrad". New International Encyclopedia (në anglisht). Nju Jork: Dodd, Mead.
  2. Smith, William, red. (849). "Jornandes". Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology (në anglisht).

Lidhje të jashtme