Konventa Kombëtare Republikane

Konventa Kombëtare Republikane (anglisht: Republican National Convention, RNC) është një seri konventash, në të cilat emërohet kandidati i Partisë Republikane për president dhe zëvendëspresident të SHBA-së dhe mbahen çdo katër vjet që prej 1856. Ato administrohen nga Komiteti Kombëtar Republikan.
Delegatë nga të pesëdhjetë shtetet e SHBA-së dhe nga territoret amerikane, duke përfshirë Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër, marrin pjesë në konventë dhe hedhin votat e tyre. Ashtu si Konventa Kombëtare Demokratike, Konventa Kombëtare Republikane shënon fundin zyrtar të periudhës së zgjedhjeve primare dhe fillimin e sezonit të zgjedhjeve të përgjithshme. Në vitin 2020, konventat e zakonshme u zëvendësuan me programe të shkurtra online për shkak të pandemisë COVID-19.
Historia
Partia Republikane u organizua zyrtarisht mbi baza kombëtare në një takim në Lafayette Hall në Pittsburgh më 22-23 shkurt 1856, gjatë të cilit u zgjodh Komiteti i parë Kombëtar Republikan.
Konventa e parë nominuese

Konventa e parë Kombëtare Republikane ishte Konventa Kombëtare Republikane e vitit 1856, e mbajtur nga data 17 deri më 19 qershor 1856, në Sallën e Fondit Muzikor, 808 Locust Street në Filadelfia. Në këtë konventë, partia zgjodhi John C. Frémont, një senator amerikan nga Kalifornia për president dhe William L. Dayton, një ish-senator amerikan nga Nju Xhersi për nënpresident.
Konventa e vitit 1864
Konventa e vitit 1864 në kohën e Luftës Civile Amerikane, u cilësua si "Konventa e Bashkimit Kombëtar" pasi përfshinte demokratët që i qëndruan besnikë Unionit. Emëruan Andrew Johnson, i cili ishte zgjedhur Guvernator i Tenesisë si demokrat, për nënpresident.
Shekulli i 20-të

Konventa Kombëtare Republikane e vitit 1912 pa fraksionin e orientuar nga biznesi që mbështeste William Howard Taft të kthente mbrapsht një sfidë nga ish-Presidenti Theodore Roosevelt, i cili mburrej me mbështetje më të gjerë popullore dhe madje fitoi një primare në shtetin e Taftit, Ohio. Roosevelt do të ishte kandidati i Partisë Progresive, duke përçarë republikanët dhe kështu, zgjedhjet do të fitoheshin nga demokrati Woodrow Wilson. Konventa Kombëtare Republikane e vitit 1924 bëri histori duke qenë konventa e parë republikane që u dha grave përfaqësim të barabartë. Kjo ishte hera e parë që Konventa Republikane u mbajt në Cleveland, Ohio. Ishte gjithashtu hera e parë që një konventë u transmetua përmes radios - në nëntë qytete përmes një lidhjeje të veçantë në linjat telefonike.[1] Komiteti Kombëtar Republikan miratoi një rregull që duhet të ketë një kryetar dhe kryetare komiteti nga çdo shtet. Presidenti Calvin Coolidge u emërua zyrtarisht dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme. Konventa emëroi Guvernatorin e Illinois Frank Lowden për nënpresident në votimin e dytë, por ai e refuzoi nominimin. Kjo është hera e vetme që një kandidat refuzoi të pranojë një nominim për nënpresident.
Në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 1972, Pat Nixon u bë Zonja e Parë e parë që nga Eleanor Roosevelt dhe Zonja e Parë Republikane që u mbajti një fjalim delegatëve të konventës.[2] Tashmë është praktikë e zakonshme që bashkëshortja e kandidatit presidencial të mbajë një fjalim para delegatëve. Gjithashtu në vitin 1972, vendosja e emrave të kandidatëve të "djalit të preferuar" në nominim u ndalua, duke kërkuar të paktën pesë kërkesa nga shtetet për ta bërë këtë.
(Shënim: Një politikan, i pëlqyer nga njerëzit vetëm për shkak të shtetit të tyre të lindjes, në vend të pikëpamjeve të tij politike, quhet "djali i preferuar", anglisht: Favorite Son.)
Vitet e fundit, vetëm një emër kandidati është vënë në nominim dhe kundërshtuesit janë vënë nën presion të madh për t'u tërhequr në mënyrë që votimi të jetë unanim.
Një përjashtim ishte kur ish-guvernatori i Kalifornisë Ronald Reagan për pak sa nuk fitoi nominimin në vend të Presidentit të atëhershëm Gerald Ford në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 1976 në Kansas City, Ford ishte në detyrë vetëm dy vjet përpara se të sfidohej nga Reagan, i cili ishte një gjithashtu republikan. Reagan më parë mendonte se republikanët nuk duhet të flisnin kurrë keq për njëri-tjetrin, por pikëpamja e Reganit kishte ndryshuar që atëherë. Kjo ishte konventa e fundit republikane ku rezultati i nominimit ishte në dyshim. Pas Konventës Kombëtare Republikane, presioni ishte mbi Fordin për të hequr fraksionizmin në Partinë Republikane.
Shekulli i 21-të
Partia Republikane zgjodhi përsëri Cleveland-in si vendin e Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2016. Kongresi u mbajt në Quicken Loans Arena. Mund të ketë pasur konsiderata politike në përzgjedhje, pasi asnjë republikan nuk ka fituar presidencën pa fituar Ohion që nga Abraham Lincoln në zgjedhjet e vitit 1860 Qarku Cuyahoga ka votuar 19 herë për republikanët dhe 21 herë për kandidatin demokrat që nga viti 1856. Megjithatë, qarku kishte votuar për demokratët 40 vitet e fundit.[3]
Partia zgjodhi qytetin Charlotte, Karolina e Veriut si vendin e Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2020, por u tërhoq. Presidenti Donald Trump njoftoi se konventa do të zhvendosej në Jacksonville, Florida, por më pas anuloi planet e konventës së Jacksonville mes shqetësimeve për pandeminë COVID-19 më 23 korrik.
Shih edhe
Referime
- ↑ "Encyclopedia of Cleveland History | Case Western Reserve University". case.edu (në anglisht). 2025-01-18. Marrë më 2025-01-31.
- ↑ "Pat Nixon Biography :: National First Ladies' Library". firstladies.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2016. Marrë më 2025-01-31.
- ↑ Scherer, Michael (2014-07-08). "5 Reasons to Be Delighted and Worried About a GOP Convention in Cleveland". TIME (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2025. Marrë më 2025-01-31.
Lidhje të jashtme
- The American Presidency Project – dokumenton tekstin e platformave të zotuara gjatë konventave (1856–2024) (në anglisht)