Kosovarët

Kosovarët janë persona që kanë shtetësi të Kosovës, pasi është një term i kombësisë që nuk lidhet me ndonjë grup të caktuar etnik. Megjithatë, në gjuhën shqipe 'kosovar' përdoret shpesh për të i'u referuar shqiptarëve etnikë të Kosovës gjeografikisht. Ndërsa shumica e kosovarëve janë shqiptarë etnikë (92%), vendi është shtëpia e komuniteteve të tjera etnike gjithashtu, duke përfshirë serbë, boshnjakë dhe të tjerë. Shtetësia kosovare mund të fitohet përmes lindjes, natyralizimit ose proceseve të tjera ligjore.[1][2]

Ky term më së shumti është i njohur ndër shqiptarë por pas vitit 1998 filloi të shqiptohej edhe në arenën ndërkombëtare kur Kosova u bë e njohur në mbarë botën si rrjedhojë e konfliktit shqiptaro-serb. Kohëve të fundit, sidomos pas themelimit të Republikës së Kosovës, ky term përdoret zyrtarisht për të treguar zyrtarët e këtij shteti dhe veprimet e tyre, pa dallim përkatësie etnike. Në praktikë kuptimi tradicional përdoret paralel me atë zyrtar. Kjo shpesh shpije në ngatrrim të kuptimit të shprehjes.

Këndvështrimi shqiptar

Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Kosovë

Nga këndvështrimi shqiptar, një kosovar është një shqiptar që banon në Kosovë.

Identiteti i shqiptarëve të Kosovës është i lidhur ngushtë me gjuhën shqipe, traditat, historinë dhe kujtesën e përbashkët kombëtare, veçanërisht me përvojën e rezistencës, luftës dhe mbijetesës. Për këtë arsye, shumëkush e sheh identitetin kosovar si diçka që ekziston krahas identitetit shqiptar, e jo si diçka që e zëvendëson atë. Ky term përdoret shpesh në pasaporta, sport, diplomaci dhe kontekste ndërkombëtare, më shumë sesa si një etiketë kulturore.

Disa shqiptarë të Kosovës janë të kujdesshëm ndaj idesë së një “kombësie kosovare” të veçantë, duke u shqetësuar se ajo mund ta dobësojë unitetin shqiptar ose vazhdimësinë historike. Të tjerë—sidomos brezat e rinj—janë më të hapur ndaj përqafimit të një identiteti të dyfishtë: etnikisht shqiptarë, qytetarisht kosovarë.

Këndvështrimi serb

Serbët nuk e shohin fare veten si kosovarë, as me shtetësi, as me kombësi, por vetëm si rajon, pasi ata të gjithë mbajnë dokumentet e shtetit të Serbisë si parësore edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe ashtu deklarohen publikisht, deri vonë përdornin rregullisht dinarin serb edhepse euro ishte valuta e vetme zyrtare e vendit. Shpeshherë, në fakt, ata e quajnë Republikën “Kosova i Metohija”, pasi besojnë se Kosova ende është nën Serbi dhe nuk i'a njohin pavarësinë apo sovranitetin territorial. Në shumë raste jetojnë në dy vendbanime, një në Kosovë dhe një tjetër në Serbi, ku udhëtojnë dhe punojnë rregullisht. Nga ana e tyre nuk ka pasur një vullnet të dukshëm për të qenë pjesë e shtetit të ri, por parimisht kanë dëshirë të kenë autonominë e tyre, ose të bëhet shkëmbim territoresh, që ata përsëri, territorialisht, të jenë në Serbi dhe jo në Republikën e Kosovës.

Këndvështrimi ndërkombëtar

Të huajt janë pak të ngatërruar për termin kosovar. Ata shihen shtrëmbër kur u drejtohen banorëve të Kosovës si kosovar prandaj janë të detyruar të përdorin terma të paanshëm dhe politikisht korrekt si: Kosovo-Albanian, Kosovo-Albaner apo Kosovaro-albanese. Termi kosovar i shqiptuar nga një i huaj duket sikur do të krijojë një kombësi të re dhe nuk i'u pëlqen shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi.

Kosovarët në Republikën e Kosovës

Në Republikën e Kosovës, fjala kosovar nënkupton një person me shtetësi të Republikës së Kosovës në kuptimin shtetëror por jo atë kombëtar pasi të gjitha grupet etnike e konsiderojnë veten pjesë të një kombi tjetër më të madh.

Në kuptimin ligjor

Shqiptarët e Kosovës e shohin veten si shtetas kosovarë (apo statehood), por me kombësi (apo nationality) shqiptarë. Sepse e konsiderojnë veten pjesë të Shqipërisë më të madhe në kuptimin kombëtar dhe jo pjesë të një kombi të ri kosovar, se këto dy vende ishin një. Kurse termin, përveç kuptimit shtetëror, e shohin si rajonal që përcakton vendndodhjen e tyre përbrenda Shqipërisë.

Serbët nuk e shohin fare veten si kosovarë, as me shtetësi, as me kombësi, por vetëm si rajon, pasi ata të gjithë mbajnë dokumentet e shtetit të Serbisë si parësore dhe ashtu prezantojnë veten ndërkombëtarisht.

Një qasje të ngjashme si shqiptarët e Kosovës e kanë edhe etnitë minoritare të tjera në Kosovë si turqit apo boshnjakët.

Shih edhe

Referime

  1. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 shkurt 2025. Marrë më 11 prill 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. Citizenship, Dual. "Kosovo". Dual Citizenship (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-04-11.