Kota
Kota | |
|---|---|
| Popullsia | |
• Total | 1.899[1] |
Kota është një fshat në komunën Kotë në rrethin e Vlorës të Shqipërisë, gjatë rrugës Vlorë-Tepelenë, në bregun e djathtë të lumit të Shushicës.[1] Është qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Petë e Vllahinë. Kota ka histori të hershme. Dëshmohet si vendbanim i vjetër ilir. Buzë Shushicës është zbuluar një varrezë ilire ku janë gjetur objekte të ndryshme, si dhe monedha me mbishkrimin Amantia. Më 1920-n, për disa ditë rresht aty është zhvilluar një nga luftërat më të ashpra për dëbimin e pushtuesve italianë. Deri më 1970-n kishte drejtim kryesor blegtorinë, më pas prodhimin e drithërave e të lulediellit.