Kreshnik Spahiu
Kreshnik Spahiu | |
|---|---|
![]() | |
| Gjyqtar në Gjykatën e Tiranës | |
| Në detyrë 1991–1992 | |
| Nënkryetar në Gjykatën e Tiranës | |
| Në detyrë 1992–1993 | |
| Pedagog i Proçedurës Penale në UT | |
| Në detyrë 1993–1997 | |
| Sekretar i KQZ-së | |
| Në detyrë 1996–? | |
| Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë | |
| Në detyrë 2000–? | |
| Drejtues i Transparency International Albania | |
| Në detyrë 2006 – 19 korrik 2007 (dorëhiqet) | |
| Nënkryetar i KLD-së | |
| Në detyrë 19 korrik 2007 – 10 shkurt 2012 (dorëhiqet) | |
| Kryetar i Aleancës KuqeZi | |
| Në detyrë 9 mars 2011 – aktiv | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 21 prill 1969 Tiranë |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Punësimi | Jurist |
Kreshnik Spahiu lindi më 21 prill 1969 në Tiranë është jurist, ish-anëtar i Këshillit të lartë të drejtësisë. Spahiu është udhëheqësi i lëvizjes Aleanca KuqeZi.
Jetëshkrimi
Jeta e hershme
Spahiu lindi në Tiranë më 21 prill 1969 në një familje arsimtarësh. Përfundoi studimet e larta për drejtësi pranë universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe menjëherë emërohet gjyqtar në Gjykata e Rrethit të Tiranës, ku një vit më vonë merr rolin e nënkryetarit të gjykatës. Prej vitit 1993 për 4 vjet me radhë, Spahiu punoi në universitetin e Tiranës si lektor i proçedurës penale.
Jeta e tij para hyrjes në politikë
Në vitin 1996, ai zgjidhet sekretar i KQZ-së. Më pas punon si drejtor i studios ligjore "Legibus" dhe drejtues i grupit të ekspertëve ligjorë në klinikën ligjore për të miturit. Në vitin 2000 ai zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në vitin 2004 zgjidhet kryetar i bordit të koalicionit shqiptar kundër korrupsionit.
Spahiu punoi si drejtor ekzekutiv i OJF-së Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) për 5 vjet, që prej vitit 2001. Më pas ai zgjidhet drejtor i Transparency International Albania, post prej të cilit dorëhiqet në vitin 2007.
Që më 19 korrik 2007, ku Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri më 10 shkurt 2012 ishte nënkryetar i KLD-së. Më 17 janar 2012 u ngrit një komision hetimor për të hetuar mbi aktivitetin e tij, ku akuzohej per abuzim detyre. Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i tij më 10 shkurt 2012.[1] Më 1 mars 2012 komisioni hetimor i paraqiti Parlamentit shqiptar përfundimin e punës, dhe pasi u hodh në votë, u miratua shkarkimi nga detyra e Spahiut.[2]
Kreshnik Spahiu dhe Aleanca KuqeZi
Në muajin qershor 2012 u mblodh Kuvendi i parë i AK ku u zgjodhën strukturat e saj dhe kryetari.
