Kristjan Asllani

Kristjan Asllani
Informacioni personal
Data e lindjes 9 mars 2002 (24 vjeç)
Vendi i lindjes Elbasan, Shqipëri
Gjatësia 1.79 m (5 ft 10 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Beşiktaş
(në huazim nga Internazionale)
Numri 23
Karriera me të rinjtë
2012–2021 Empoli
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2021–2023 Empoli 23 (1)
2022–2023 → Internazionale (huazim) 20 (0)
2023– Internazionale 45 (3)
2025 → Torino (huazim) 15 (0)
2026– → Beşiktaş (huazim) 1 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2021–2022 Shqipëria U21 5 (0)
2022– Shqipëria 38 (5)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 31 janar 2026
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 16 nëntor 2025

Kristjan Asllani (lindur më 9 mars 2002) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin turk Beşiktaş, në huazim nga Internazionale, dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

Empoli

Asllani bëri debutimin e tij si profesionist me Empolin në 13 janar 2021 në një ndeshje të kupës kundër Napolit.[2]

Internazionale

Në 29 qershor 2022, Asllani u transferua te Interi për 14 milion €.[3] Transferimi përfshinte fillimisht një huazim një-vjeçar me detyrim blerje në përfundim tē sezonit. Ai u bë shqiptari i dytë që luan për Interit pas shokut të kombëtares Rey Manaj.[4]

Më 18 janar 2023, Asllani fitoi trofeun e parë me Interin, Superkupën e Italisë, duke u aktivizuar në minutën e 84të të fitores 3–0 kundër Milanit në Riad.[5][6]

Në shtator 2024, Asllani firmosi një kontratë të re katër-vjeçare me klubin.[7] Më 31 maj 2025, Asllani u aktivizua në minutën e 70të të finales së UEFA Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, të cilën Interi e humbi 5–0, duke u bërë shqiptari i parë që luan në një finale të Ligës së Kampionëve.[8]

Gjatë merkatos së verës, Interi nxorri në shitje Asllanin,[9] i cili refuzoi disa oferta nga klube si Real Betis, Sassuolo dhe Bologna.[10][11][12] Më 25 gusht, ai u huazua te Torino për një sezon me të drejtë blerje.[13] Gjashtë ditë më pas, ai debutoi në barazimin pa gola kundër Fiorentinës duke u aktivizuar si titullar për 81 minuta.[14] Pavarësisht se e nisi sezonin si titullar, Asllani u la në stol nga trajneri Marco Barone pas disa paraqitjesh negative, duke preferuar Ivan Ilić në rolin e mesfushorit-mbrojtës. Torino e ndërpreu huazimin e Asllanit përpara kohe, duke bërë që ai të rikthehej te Interi.[15]

Më 30 janar 2026, Asllani u dërgua në huazim te Beşiktaş deri në përfundim të sezonit.[16] Në debutimin e tij një ditë më vonë, ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 78të dhe u ndëshkua me karton të kuq të menjëhershëm gjashtë minuta më vonë në fitoren 2–1 kundër Konyasporit në Süper Lig.[17] Ai u pezullua me dy ndeshje.[18]

Karriera ndërkombëtare

Në shtator 2020, Asllani u thirr për herë të parë në kombëtaren nën-21 për ndeshjen kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2021 kundër Austrisë, por nuk mundi të debutonte.[19] Ai luajti ndeshjen e parë më ekipin nën-21 më 8 qershor 2021 në humbjen 4–0 në miqësoren kundër Bullgarisë. Pas kësaj, ai ishte pjesë e ekipit në fushatën kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2023, duke u aktivizuar në 4 ndeshje.[19]

Asllani bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 26 mars 2022 në miqësoren e humbur 2–1 kundër Spanjës, duke zëvëndësuar Qazim Laçin në minutën e 78të.[20]

Jeta personale

Asllani lindi në Elbasan nga prindër shqiptar, të cilët emigruan në Itali kur ai ishte ende një foshnje. Ata u zhvendosën në Buti, një qytet i vogël në Toskana, aty ku Asllani hodhi hapat e parë në futboll në moshën pesë vjeç.[21]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 31 janar 2026[22][23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Empoli 2020–21 Serie B 0010——10
2021–22 Serie A 23130——261
Gjithsej 23140——271
Internazionale (huazim) 2022–23 Serie A 200305[a]01[b]0290
Internazionale 2023–24 Serie A 231106[a]01[b]0311
2024–25 Serie A 222318[a]06[c]0393
Gjithsej 6537119080994
Torino (huazim) 2025–26 Serie A 15010——160
Beşiktaş (huazim) 2025–26 Süper Lig 1000——10
Gjithsej karriera 1044121190801435
  1. 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  2. 1 2 Ndeshje në Supercoppa Italiana
  3. ↑ Dy ndeshje në Supercoppa Italiana, katër ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube

Kombëtarja

Përditësuar më 16 nëntor 2024[24][25]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Shqipëria 202271
202391
2024131
202592
Gjithsej385

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Asllani.[25]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga of Kristjan Asllani
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 19 nëntor 2022Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri7 Armenia2–02–0Ndeshje miqësore
2 20 qershor 2023Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe10 Ishujt Faroe2–13–1Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 14 tetor 2024Stadiumi Mikheil Meskhi, Tbilisi, Gjeorgji27 Gjeorgjia1–01–0UEFA Liga e Kombeve 2024–25
4 9 shtator 2025Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri34 Letonia1–01–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026
5 13 nëntor 2025Estadi de la FAF, Encamp, Andorrë37 Andorra1–01–0

Trofe

Klube

Empoli
Internazionale

Referime

  1. ↑ "Kristjan Asllani". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2023. Marrë më 31 maj 2023.
  2. ↑ Leonardo Bartolini (13 janar 2021). "Empoli, esordio per Asllani" [Empoli, debutim për Asllanin]. MondoPrimavera (në italisht). Marrë më 1 prill 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ↑ "Asllani firmos me Interin/ Talenti shqiptar 20-vjeçar u ble për 14 milionë euro". top-channel.tv. 29 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
  4. ↑ "Kristjan Asllani, the story behind Inter's new midfield maestro" [Kristjan Asllani, historia e mesfushorit maestro të ri të Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2022. Marrë më 9 shtator 2022.
  5. ↑ "VIDEO/ Mbrëmje speciale për Asllanin, mesfushori i Kombëtares fiton trofeun e parë me… Interin". Panorama Sport. 18 janar 2023. Marrë më 18 janar 2023.
  6. ↑ Susy Campanale (18 janar 2023). "SUPERCOPPA ITALIANA / MILAN 0-3 INTER: DOMINANT DERBY DELLA MADONNINA" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 18 janar 2023.
  7. ↑ "Kristjan Asllani rinovon kontratën me Interin deri në 2028-ën". Agjencia Telegrafike Shqiptare. 16 shtator 2024. Marrë më 13 tetor 2024.
  8. ↑ "VIDEO/ Historike! Asllani shkruan emrin e tij në finalen e Champions, bëhet lojtari i parë që…". Gazeta Panorama. 31 maj 2025. Marrë më 4 qershor 2025.
  9. ↑ "Kristjan Asllani zyrtarisht në shitje nga Inter". basteve.com. 20 korrik 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
  10. ↑ "Inter, Asllani refuzon transferimin te Betis: dëshiron të qëndrojë në Itali, pëlqehet nga..." top-channel.tv. 12 korrik 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
  11. ↑ "Kristjan Asllani 'tërbon' Interin, refuzon klubin e sapongjitur në Serie A". Shqiptarja.com. 6 gusht 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
  12. ↑ "Asllani "refuzon" Bolonjën". Sfidanti Sportiv. 21 gusht 2025. Marrë më 1 shtator 2025.
  13. ↑ "Asllani al Toro" (në italisht). Torino F.C. 25 gusht 2025. Marrë më 25 gusht 2025.
  14. ↑ "Asllani debuton te Torino, mesfushori: Ky është vendi i duhur për mua". TV Klan. 1 shtator 2025. Marrë më 9 shtator 2025.
  15. ↑ "Asllani-Torino, siamo ai saluti: il giocatore ha già accettato un'offerta?" (në italisht). ToroNews.net. 23 janar 2026. Marrë më 30 janar 2026.
  16. ↑ "Kristjan Asllani joins Besiktas". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 janar 2026. Marrë më 30 janar 2026.
  17. ↑ "VIDEO/ Asllani debuton me karton të kuq te Besiktas". CNA. 31 janar 2026. Marrë më 31 janar 2026.
  18. ↑ "Kartoni i kuq dhe pezullimi me dy ndeshje, trajneri gati t'i tregojë vlerësimin Kristjan Asllanit". CNA. 9 shkurt 2026. Marrë më 12 shkurt 2026.
  19. 1 2 "Kristjan Asllani – national team" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2024. Marrë më 12 shkurt 2026.
  20. ↑ Karim Dafirbillah (28 mars 2022). "Albania, esordio con la Nazionale Maggiore per Asllani". Mondo Primavera (në italisht).
  21. ↑ "La realtà di Kristjan Asllani, da Buti alla serie A" [Realiteti i Kristjan Asllanit, nga Buti në Serie A] (në italisht). Cascina Notizie. 25 shtator 2021. Marrë më 18 qershor 2022.
  22. ↑ "Kristjan Asllani" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 prill 2023.
  23. ↑ "Kristjan Asllani" (në anglisht). World Football. Marrë më 11 shkurt 2026.
  24. ↑ Benjamin Strack-Zimmermann. "Kristjan Asllani" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  25. 1 2 "Kristjan Asllani". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.

Lidhjet e jashtme