Kuanti

Kuanti (lat. quantus - sa; sasi) është sasia e vogël e pandashme, e një madhësie fizike, si p.sh. ngarkesës elektrike, e energjisë, e impulsit. Në bazë të sajë janë emërtuar edhe disa lëmi të fizikës si bie fjala Mekanika kuantike.

Për kuant, në mekanikën kuantike merret një grimcë e pandashme themelore e padukshme me një farë mase dhe energjie të ndryshueshme. Për shembull, një foton, duke qenë një njësi e dritës, është një "kuant i dritës".

Zbulimi i kuantit

Teoria kuantike u krijua nga Maks Planku në vitin 1900, me botimin e teorisë së tij mbi rrezatimin spektral të trupave të zinj.

Vetëm në vitin 1926 mekanika kuantike u formulua me saktësi dhe u bë i kuptueshëm matematikisht nga Verner Heizenberg, Ervin Shrëdinger dhe të tjerë.

Shiko edhe

  • Mekanika kuantike
  • Numri kuantik
  • Kompjuteri kuantik
  • Grimca themelore
  • Kuantizimi
  • Gjendja kuantike
  • Grimca nënatomike
  • Kriptografia kuantike

Lidhje të jashtme