Kujtim Çashku

Kujtim Çashku lindi më 5 gusht të vitit 1950Tiranë. Njihet ndërkombëtarisht si regjisor dhe skenarist shqiptar, fitues i shtatë çmimeve prestigjoze.

Një tjetër atribut i takon në bashkorganizimin e përvitshëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (International Human Rights Film Festival në Shqipëri) "IHRFFA", i pari në llojin e tij në vënd, ku marrin pjesë filma nga e gjithë bota dhe regjisorë nga të gjitha kombësitë.

Gjithashtu i njihet dhe merita në hapjen dhe drejtimin e Universitetit të parë të Filmit dhe Multimedias në Shqipëri, ku njihet me emrin Akademia "Marubi".

Absolutisht i takojnë dhe kredencialet e hapjes së kompanisë të produksionit kinematografik "OraFilm", e para dhe kjo në llojin e saj në Shqipëri.

Çmimet dhe nominimet

  • Në Bastia Mediterranean Film Festival në vitin 1996 fitoi Çmimin e Kritikëve për filmin Colonel Bunker (1998)
  • Në Cairo International Film Festival në vitin 2005 fitoi çmimin për filmin më të mirë, çmimin FIPRESCI dhe Piramidën e Argjendtë për filmin Syri magjik (2005)
  • Në Trieste Film Festival në vitin 2007 u nominua për çmimin CEI për angazhimin e tij në zhvillimin e kinematografisë shqiptare.
  • Në Valencia Festival of Mediterranean Cinema në vitin 2006 fitoi Palmën e Bronztë për filmin Syri magjik (2005)
  • Në Venice Film Festival në vitin 1998 fitoi shpërblimin e UNESCO-s për filmin Colonel Bunker (1998)

Filmografia

Regji

Skenare

Produksione