Kujtime nga Gjirokastra

Kujtime nga Gjirokastra është një film dokumentar i vitit 1983. Regjia dhe skenari: Dhimitër Anagnosti, operator Ilia Terpini, tekstin e lexon Viktor Çaro. Realizuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re". Skenari dhe realizimi i filmit është bazuar në librin me kujtime "Vite të vegjëlisë" të Enver Hoxhës.

Përmbajtja

Enver Hoxha në studjon e tij duke parë nga dritarja, ulur në karrike. Panoramë e Gjirokastrës. Fëmijë duke luajtur nëpër sokakët e rrugët e ngushta të saj. Gjatë vrapimit të tyre ne njihemi me lagjet e rrugët e Gjirokastrës. Pamje të përgjithshme të Gjirokastrës nga këndvështrime të ndryshme. Pamje të shtëpisë së Enver Hoxhës, dhomat brenda, fotografitë e ndryshme të tij e të pjesëtarëve të familjes. Pamje e kalasë. Fëmijë duke luajtur në kala, lakuriqët e natës të fshehur në kala. Një grup fëmijësh duke luajtur me top ...

Lidhje të jashtme

Shiko filmin në youtube