Kulla e Sheremetit
| Kulla e Sheremetit | |
|---|---|
| Lloji | Arkitekturore |
| Vendndodhja | Pejë, Kosovë |
| Ndërtuar | Shek. XIX |
| Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Përcaktuar | 1095/55 |
| Nr. i referencës | 1003 |
Kulla e Sheremetit është një monument i trashëgimisë kulturore në Pejë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 1095/55.
Historia
Kulla e Sheremetit u ndërtua në shekullin XIX nga Sali Agë Sheremeti dhe i shërbeu familjes Sheremeti nga Peja për jetesë. Afër saj ekzistonte edhe një kullë tjetër 3-katëshe e cila shërbente si mulli.[2]
Në fund të shekullit XIX, objekti lidhet me aktivitetin e Haxhi Zekës dhe Lidhjes së Pejës. Mulliri i kësaj kulle përdorej për furnizimin e luftëtarëve shqiptarë.[3]
Pas vitit 1918, kulla u konfiskua nga autoritetet jugosllave dhe u përdor si burg deri pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe në periudhën pas luftës, objekti vazhdoi të përdorej për të njëjtin funksion deri në vitet 1950.[2]
Gjatë kësaj periudhe, kulla shërbeu si vend mbajtjeje për të burgosur shqiptarë.[3]
Pas viteve 1999, një pjesë e kompleksit u dëmtua dhe objekti mbeti jashtë funksionit për një periudhë të gjatë.[4] Në vitin 2022, u realizuan ndërhyrje restauruese, duke e rikthyer kullën në përdorim.
Referime
- ↑ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- 1 2 "Kulla e Sheremetit në Pejë dhe historia e saj dyshekullore". Klan Kosova. 2023-03-21. Marrë më 2026-04-24.
- 1 2 "Kulla e Sheremetit nga një kullë fisnike në një burg". Telegrafi. 2022-01-30. Marrë më 2026-04-24.
- ↑ "Shpëtohet nga rrënimi Kulla e Sheremeti në Pejë". Ndërtimi.info. 2022-07-06. Marrë më 2026-04-24.
Lidhje të jashtme
- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine